LAJMI I FUNDIT:

Mësuesja u përjashtua nga puna, sepse u xhirua duke bërë ‘twerk” në ekskursion (Video)

Mësuesja u përjashtua nga puna, sepse u xhirua duke bërë ‘twerk” në ekskursion (Video)

Në Sonora të Meksikës, një mësuese që u jepte mësim nxënësve të ciklit të ulët, është përjashtuar nga shkolla pas ankesave të prindërve.

E njohur vetëm si Miss Clarisa, teksa ka qenë në një ekskursion me shoqëri, është sfiduar nga udhëheqësi i një ahengu që të bëjë një vallëzim erotik, në këmbim të 260 dollarëve.


Biondina 24-vjeçare ka bërë “twerk”, si dhe i ka hipur sipër një burri, ndërsa përcillte ritmin e një kënge latine, transmeton Telegrafi.

Me t’u publikuar ky xhirim në rrjete sociale, prindërit e nxënësve u kanë kërkuar autoriteteve shkollore, që ajo të largohet nga puna, sepse është konsideruar si një shembull i keq për fëmijët e tyre.

“E dija që dikush do të xhironte, por nuk u brengosa fare, sepse nuk po bëja asgjë imorale. Jemi në shekullin XXI, e ky është një vallëzim normal ” ka thënë mësuesja për revistën “Reforma”. /Telegrafi/