Prej pavarësimit të sportit kosovar e tutje, qyteti i Pejës mburret për dy gjenerata të klubit të basketbollit që është simbol i këtij qyteti.
Derisa gjenerata e parë ishte e bazuar në lojtarë pejanë, e dyta ishte thuajse tërësisht e bazuar në lojtarë të huaj. Pjesë e këtyre dy gjeneratave ishte basketbollisti ndër më të mirët që ka pasur Peja, Dardan Kasapolli.
Gjenerata e parë, ajo e viteve nëntëdhjetë, dominoi basketbollin kosovar duke fituar tre tituj rresht. Arsye që nuk kanë të bëjnë shumë me sportin bënë që kjo gjeneratë të mos dominojë për kohë më të gjatë.
Ndërkohë gjenerata tjetër, ajo e bazuar te të huajt, fitoi titullin e kampionit të Kosovës, kur basketbolli kosovar ishte në kulmin e tij, në edicionin 2003/04.
Në gjeneratën e parë Kasapolli së bashku me disa të tjerë ishte lojtar kyç i Pejës. Ndërkohë në gjeneratën e dytë, që u grumbullua në ekipin e njohur me emrin Dukagjini, Dardan Kasapolli qëndroi më shumë në stol se në parket.
Por kontributi i tij në vitet nëntëdhjetë dhe në vitet e para të pasluftës, për basketbollin pejan dhe atë kosovar në përgjithësi vlerësohet i lartë. Në një publikim ai ishte vlerësuar basketbollist i dekadës për qytetin e Pejës. Për Kasapollin, tani 42-vjeçar, është shkruar për angazhim, efikasitet të lartë dhe për sjellje shembullore. Shkruan po ashtu se nuk ka munguar në asnjë ndeshje të Pejës, prej themelimit të klubit e deri në vitin 2006.
Kasapolli, si shumica e bashkëlojtarëve, topin në kosh nisi ta gjuante gjatë përballjeve mes shoqërisë. Vëllezërit Grapci dhe vëllezërit Gorani ishin bahkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij të parë, shkruan sot Koha Ditore.
“Me ata e kam filluar edhe karrierën. Së pari kemi nisur të luajmë si juniorë në ekipin që njihej me emrin Buduqnosti, deri në fillim të viteve ‘90”, ka thënë Dardan Kasapolli në një intervistë për gazetën. Ai ka luajtur në pozitën e fundorit dhe ishte ndër më efikasët në skuadër.
Pas pavarësimit të sportit kosovar, Kasapolli luajti fillimisht për Besën e Pejës, ndërsa me themelimin e klubit Peja iu bashkua kësaj skuadre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër