Kantautori Kastro Ziso, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega, ka shpërthyar në tërbim dhe mërzi kundër mjekëve shqiptarë të QSUT-së, por dhe kundër gjithë sistemit mjekësor në shqipëri.
Ai u ka bërë vetëm një “urim” mjekëve dhe sistemit shëndetësorë: “Mallkuar qofshin mjekët dhe mallkuar qoftë i gjithë sistemi i shëndetësisë shqiptare! I zënçin hakat e nënës time dhe i të gjithë atyre grave dhe njerëzve që kanë vdekur për derman në këto spitale”!
Këto mallkime i ka bërë duke rrëfyer në studion e Arian Çanit në “Zonë e lirë”, humbjen e nënës pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.
Sipas Kastros, faji në këtë pjesë është edhe i politikës dhe qeverive.
Ai ka thënë se, “ky sistem është i kalbur dhe i mallkuar. Të gjithë derrat një turi kanë, dhe siç hanë lëkurat e shalqinit mund të hanë aty për aty edhe foshnjën e tyre. Nuk bëjnë dallime”.
Sipas Kastros, mjekësia shqiptare ka dështuar, dhe çdo gjë tjetër është thjeshtë një reklamë.
Gjatë intervistës ai shfaqi shenja tensioni sa herë iu rikthye çështjes së mjekësisë shqiptare dhe gjendjes së saj reale.
Kastro foli për sakrificën e dhjetra të sëmurëve që përjetojnë gjatë kurimit në Onkologjikun e QSUT-së.
Kostot e shtrenjta të medikamenteve, si dhe pamundësia ekonomike e shumë shqiptarëve për t’u kuruar, sipas Kastros, është një ferr i vërtetë dhimbjeje dhe mungesë shprese.
Ndërsa, nuk munguan edhe mallkime nga ana e tij për gjëndjen dhe situatën që këta persona përgjegjës e kanë shndërruar mjekësinë shqiptare.
Më tej këngëtari ka treguar edhe aspekte nga jeta e tij me nënën.
“Shumë herë kam gabuar. Pata përshtypjen sikur kisha gabuar në cdo gjë kur ajo ishte në ditët e fundit. Unë kam gabuar shumë dhe ajo më ka mbështetur gjithmonë”- tha ai.
Ai tregoi se nëna e tij u nda nga jeta parakohe në moshën 58-vjeçare nga një sëmundje e keqe.
“Isha përgatitur pasi e dija lajmin për sëmundjen e saj, por nuk ka përgatitje për humbjen e nënës. Njeriu është i prirur të mos e afrojë vdekjen. Unë nuk kam besuar kurrë në ferr apo parajsë, por kur të vdes nëna beson vetëm në parajsë”,- tha Kastro i përlotur.
Kastro tha se tashmë jeta e tij ka ndryshuar shumë.
“Jeta tani më ka ndryshuar shumë. Përveç dhimbjes, por kam ndryshuar sepse humbja e nënës qenka shumë e rëndë”- tha ai.
Deklarata e Kastro Zizos për emisionin Zonë e Lirë me të drejtë mund të konsiderohet një nga apoteozat më të mëdha për shpëtim dhe solidaritet me qindra familje shqiptare që përballen çdo ditë me këtë vuajtje.
https://youtu.be/fygz8svBJQo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova