LAJMI I FUNDIT:

Çka ka “Drita” që s’ndriçon?

Çka ka “Drita” që s’ndriçon?

Si qytetar i qytetit të Gjilanit dhe si gazetar sportiv në vend me një përvojë gjashtëvjeçare, kam të drejt të flas për klubin më të vjetër të qytetit tim.

“Drita” nuk po ndriçon më. “Drita” është drejt rënies në një kategori më poshtë, dhe kjo nuk është një humbje vetëm për futbollin gjilanas po edhe atë kosovar.

Edhe pse ka shumë ndeshje deri në fund të stinorit 2015/16, skuadra bardhekaltër me një traditë të madhe në futbollin kosovar, është në një gjendje të mjerueshme dhe rrezikon seriozisht rënien.

Ndeshja ndaj kampionit aktual të Kosovës, “Feronikelit”, ishte ndër vendimtaret për klubin gjilanas që me një fitore t’i mbante gjallë shpresat për shpëtim direkt. Por, atë ndeshje e humbi me plot meritë.

Jo që ekipi nga Drenasi ishte superior, sepse me gjysmë force arriti një fitore të lehtë përballë një “Drite” – pa dëshirë, pa vullnet dhe përballë lojtarëve pa gjak.

Sikur mos të mjaftonte ndeshja e dobët nga 11 lojtarë, kapiteni i bardhekaltërve, Armend Kastrati, u ndëshkua me të kuq duke lënë në baltë shokët e skuadrës në momentin më të vështirë.

A i meriton “Drita” tifozët e saj, ‘Intelektualët’, që janë ndër më të zëshmit dhe ndër grupet më të mëdha në Kosovë? Në këto momente jo! Ata gjithmonë bëjnë shumë për klubin, duke sakrifikuar nga vetja, duke udhëtuar në të gjitha qytetet e Kosovës, ndërsa “Drita” po i shpërblen me humbje dhe me lojë amatore.

Para pushimit dimëror Drita kishte një skuadër të mrekullueshme duke përzirë lojtarët me përvojë dhe me talente, por në janar pothuajse gjysma e skuadrës u larguan dhe ata lojtarë që shkuan nuk u zëvendësuan me lojtarë të denjë për ta bartur fanellën 69 vjeçare të Dritës.

Lojtarët shpesh herë ankohen për vonim të pagave dhe për këtë gjë kanë të drejtë. Por, Kryesia është ajo që duhet t’i qëndrojë ekipit – gati më shumë.

E vetmja gjë pozitive te kjo “Dritë” është mikpritja e skuadrave mysafire dhe tifozëve të saj, që në stadiumin e qytetit në Gjilan ndihen si në shtëpinë e tyre.

Qyteti i Gjilanit është ndër më të mëdhenjtë në Kosovë dhe ka derbin e futbollit ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Por, këtë derbi mund ta humbasim për vitin tjetër nëse “Drita” vazhdon në këtë mënyrë.

Askush në qytet nuk e dëshiron një rënie të “Dritës”. As rivalët e tyre, “Gjilani”, pasi të gjithë e duan derbin lokal ku mblidhen gjithmonë rreth 10 mijë shikues.

Futbolli i Kosovës është në prag të pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA dhe elita e futbollit kosovar ka nevojë për “Dritën” dhe skuadrat tjera me traditë, që nuk janë në elitë, si “Vëllaznimi”, “Trepça” dhe të tjerat.

Gjilanas, çohuni në këmbë, se është momenti i fundit për ta ndihmuar “Dritën” që të mbetet pjesë e elitës së futbollit kosovar dhe që nga stinori i ri të jetë një “Dritë” e fortë – për një futboll të Kosovës të fortë.

Në trend

Më shumë
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
LIVE: Mbyllet ndeshja, Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

LIVE: Mbyllet ndeshja, Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri - gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Përse nuk duhet të shkoni në tualet para se të dilni nga shtëpia? “Për çdo rast” urinimi bën më shumë keq sesa mirë

Përse nuk duhet të shkoni në tualet para se të dilni nga shtëpia? “Për çdo rast” urinimi bën më shumë keq sesa mirë

Shëndetësi
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori