LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë për qind e shpenzimeve ushtarake do të zhduknin varfërinë në botë

Dhjetë për qind e shpenzimeve ushtarake do të zhduknin varfërinë në botë

Në vitin 2015, shpenzimet ushtarake botërore janë rritur me 1 për qind, duke përbërë rritjen e parë vjetore në 4 vitet e fundit.

Kështu thotë raporti i Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stokholm, sipas të cilit 10 për qind e këtyre shpenzimeve mund të mbulojnë kostot e objektivave globalë që kanë si synim dhënien fund të varfërisë dhe urisë brenda vitit 2030.

INPS ka llogaritur se vitin e kaluar, shpenzimet ushtarake në nivel botëror kanë qenë të barabarta me 1.676 miliardë dollarë.


Pjesën e luanit të këtyre shpenzimeve e mbajnë Shtetet e Bashkuara, edhe pse shkurtimi me 2.4 për qind e ka çuar totalin e shpenzimeve ushtarake në 596 miliardë dollarë.

Kina është vendi i dytë në klasifikim, për të dytin vit rresht, me një rritje prej 7.4 për qind që e çon në një total prej 251 miliardësh, ndërkohë që Arabia Saudite ka kaluar Rusinë, duke u renditur e treta, ndërsa Mbretëria e Bashkuar e pesta.

Sipas INPS, shpenzimet ushtarake përbëjnë 2.3 për qind të produktit të brendshëm bruto në rang botëror dhe vetëm 10 për qind e kësaj shume do të mjaftonte për të financuar objektivin e zhvillimit të miratuar në shtator nga 193 vendet e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund varfërisë pas 14 vjetësh, transmeton topchannel.

“Kjo llogaritje mund t’u japë njerëzve idenë e kostos së mundësive që pengohen nga shpenzimet ushtarake globale”, ka deklaruar Sam Perlo Freeman, drejtues i projektit për shpenzimet ushtarake të INPS.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori