LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e huaja transferuan miliona euro jashtë Shqipërisë

Kompanitë e huaja transferuan miliona euro jashtë Shqipërisë

Pavarësisht se ekonomia po kalon ditë të vështira dhe shumë sipërmarrje me zor po arrijnë të mbijetojnë në treg, për kompanitë e huaja këto po rezultojnë periudha të arta. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se sipërmarrjet e huaja kanë transferuar jashtë vendit 238 milionë euro në 2015-n, me një rritje prej 11% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Në krahasim me 2013-n, fitimi i transferuar është trefishuar .

1

2


Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm për tremujorin e katërt 2015, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ishte 74 milionë euro, nga të cilat 41 milionë euro janë në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.

Sipërmarrjet e huaja transferuan përgjithësisht në 2015-n fitimet e vitit të mëparshëm. Bankat dhe shoqëritë me kapital të huaj të telekomunikacionit kryesojnë në listën e sipërmarrjeve më fitimprurëse në vend, një pjesë të konsiderueshme të të cilave i transferojnë te mëmat jashtë vendit.

Sipas të dhënave të 100 sipërmarrjeve më të mëdha sipas fitimeve, bankat me kapital të huaj dyfishuan fitimet në 2014-n, duke dhënë efektin kryesor në këtë tendencë.

BKT ishte kompania me fitime para taksave më të mëdha në vend, prej 6 miliardë lekë, pothuajse dyfishin në raport me 2013-n. Raiffeisen i zgjeroi fitimet nga 4.8 në 5.5 miliardë lekë dhe Intesa SanPaolo nga 1.2 në 2 miliardë lekë. Tendenca pozitive ka vijuar dhe në 2015-n, ku për 9-mujorin, fitimi i sistemit bankar është rritur 33% me bazë vjetore.

Ndërsa kompanitë celulare, AMC dhe Vodafone, shënuan rënie të fitimeve përkatësisht me 34% dhe 48%, megjithatë ato vijojnë të mbeten ndër shoqëritë që gjenerojnë më shumë fitime në tregun shqiptar (në vlerë absolute fitimet ishin përkatësisht 2.9 dhe 1.8 miliardë lekë). /Monitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori