Duke pasur parasysh deficitin e lartë tregtar si rezultat i situatës së pafavorshme në të cilën ndodhen prodhuesit në Kosovë dhe mungesën e tërheqjes së investimeve të jashtme në këtë sektor si rezultat i politikave jo të mirëfillta fiskale në të kaluarën të cilat kanë penguar zhvillimin e këtij sektori, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), i bënë thirrje edhe një herë Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës që të kompletojë reformën e iniciuar fiskale.
Veç kësaj, OEAK kërkon një veprim i tillë i cili do të mundësonte krijimin e vendeve të reja të punës, aq shumë të nevojshme për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Në këtë kontekst, Oda Amerikane kërkon finalizimin e Udhëzimit Administrativ për Pushimet Tatimore, por edhe zgjerimin e mëtejmë të listës së lëndëve të para të liruara nga ngarkesat doganore, në kuadër të Ligjit për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore dhe me Tarifë Zero, i cili i jep diskrecionin për një vendim të tillë Ministrisë së Financave, respektivisht Qeverisë së Kosovës. Në mënyrë që Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore të sigurojë rezultatet e duhura, Oda Amerikane kërkon nga Qeveria që në draftin final të përfshijë rekomandimet e asociacioneve të biznesit.
“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, e fuqizuar me 1 prill, ka hapur një kapitull të ri në tregtinë e jashtme të Kosovës, me përfitime të shumta por edhe me presion të shtuar konkurrues, për të cilat sektori privat, respektivisht industria prodhuese e vendit duhet të reagojë me investime në zgjerimin e kapaciteteve dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë konform standardeve të aplikuara në BE. Qasja e pakufizuar në një treg të madh siç është tregu i Bashkimit Evropian për produktet e prodhuara në Kosovë, padyshim se do të jetë një element atraktiv për investitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera, dhe për këtë kërkohet pasurimi i ofertës fiskale. Kjo vetëm se do të plotësonte elementet e tjera të ofertës së vendit për investitorët, siç është pozita e përshtatshme gjeografike, burimet e shumta natyrore dhe kapitali njerëzor”, thekson komunikata e kësaj ode shkruan Telegrafi.
Oda Amerikane beson fuqishëm që lirimet e tilla do të stimulojnë aktivitete të shtuara ekonomike të cilat rrjedhimisht do të minimizonin efektet potenciale të lirimeve të tilla në të hyrat buxhetore. Rritja e të hyrave të mbledhura gjatë vitit 2015, pavarësisht heqjes se Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për makineritë dhe lëndët e para në tremujorin e fundit te vitit te kaluar janë dëshmia më e mirë për këtë. Qeveria e Kosovës duhet që përfundimisht të barazojë ofertën e saj për promovimin e investimeve, me atë te vendeve të rajonit. Oda Ekonomike Amerikane shpreh shqetësimin e saj se çdo vonesë në miratimin e Udhëzimit Administrativ për Pushimet Tatimore por edhe nxjerrjen e vendimeve të tjera për stimuj fiskal do të jetë një mundësi e humbur për promovimin e një pakoje gjithëpërfshirëse fiskale para investitorëve potencialë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë