Ditorja britanike The Guardian, që ka në dispozicion dokumentet e skandalit më të madh financiar të zbuluar ndonjëherë, jep informatat e duhura për fshehjen dhe larjen e parave përmes kompanisë panameze Mossack Fonseca. Telegrafi ju risjell trajtimin e ditores britanike për dilemat më të mëdha që interesojnë lexuesit për atë që tash njihet si “Dosja Panama” (The Panama Papers).
Çfarë është Mossack Fonseca?
Është një firmë ligjore me bazë në Panama, shërbimet e së cilës përfshijnë kompanitë në juridiksionet “offshore” (term që përdoret për zhvendosjen e firmave në shtete tjera, për shpenzime më të ulëta – v.j.) si Ishujt Virgjin të Britanisë. Ajo administron firmat “ofsshore” për një tarifë vjetore. Shërbimet tjera përfshijnë menaxhimin e pasurisë.
Ku është selia e saj?
Firma është panameze, por drejton një operacion në të gjithë botën. Faqja e saj krenohet me një rrjet global prej 600 njerëzve që punojnë në 42 shtete. Ajo ka ekskluzivitete në mbarë botën, ndaj anëtarët regjistrojnë klientët e rinj dhe kanë të drejta ekskluzive për të përdorur brendin e saj. Mossack Fonseca operon si parajsë e taksave, duke përfshirë Zvicrën, Qipron dhe Ishujt Virgjin të Britanisë, si dhe vendet vetëqeverisëse që janë në varësi të kurorës britanike, si: Gërnsi (Guernsey), Xhersi (Bailiwick of Jersey) dhe Man (Isle of Man).
Sa e madhe është?
Mossack Fonseca është ofruesi i katërt më i madh në botë për shërbimet “offshore”. Ajo ka vepruar për më shumë se 300 mijë kompani. Ekziston një lidhje e fortë me Mbretërinë e Bashkuar. Më shumë se gjysma e kompanive janë të regjistruara në parajsat fiskale të administruara nga britanikët, përfshirë edhe vetë Mbretërinë e Bashkuar.
Sa të dhëna janë zbuluar?
Shumë. Kjo është rrjedhja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë, më e madhe se e kabllogrameve diplomatike amerikane të publikuara nga WikiLeaks në vitin 2010 dhe dokumentet sekrete të inteligjencës amerikane dhënë gazetarëve nga Edward Snowden në vitin 2013. Janë 11.5 milionë dokumente dhe 2.6 TB (tera-bajt) informacione të nxjerra nga baza e të dhënave të Mossack Fonseca.
A janë të përfshirë në skandal të gjithë ata që përdorin strukturat “offshore”
Jo. Përdorimi i strukturave “offshore” është krejtësisht ligjor. Ka shumë arsye legjitime për ta bërë këtë. Njerëzit e biznesit, në vendet si Rusia dhe Ukraina zakonisht i vënë pasuritë e tyre në “offshore” për t’i mbrojtur nga “sulmet” e kriminelëve dhe për të përfituar nga kufizimet valutore. Të tjerët përdorin këtë sistem “offshore” për arsye të trashëgimisë dhe për planifikimin e pasurisë.
A janë hajdutë disa njerëz që përdorin strukturat “offshore”?
Po. Në një fjalim të vitit të kaluar në Singapor, David Cameron tha se “të korruptuarit, kriminelët dhe spastruesit e parave” kanë përfituar nga strukturat e kompanive anonime. Qeveria është duke u përpjekur për të bërë diçka në lidhje me këtë. Ajo dëshiron të ngre një regjistër qendror që do të zbulojë pronarët përfitues të kompanive “offshore”. Nga qershori, kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhej të zbulojnë pronarët e “rëndësishëm” – për herë të parë.
Çfarë thotë Mossack Fonseca për këtë rrjedhje informatash?
Firma nuk diskuton rastet specifike të keqbërjeve të dyshuara, duke përmendur konfidencialitetin e klientit. Por, ajo kryekëput mbron sjelljet e saj. Mossack Fonseca thotë se është në përputhje me ligjet e anti-spastrimit të parave dhe se vepron me kujdes të plotë e të duhur me të gjithë klientët e saj. Ajo thotë se i vjen keq për çdo shpërdorim të shërbimeve të saj dhe se përpiqet që në mënyrë aktive ta parandalojë këtë. Firma thotë se nuk mund të fajësohet për dështimet e ndërmjetësve, ku përfshihen bankat, firmat ligjore dhe kontabilistët. /Telegrafi/
Shikojeni videon, për të mësuar se si ka funksionuar mashtrimi më i madh financiar në histori!Kështu fshiheshin miliardat:
Posted by Telegrafi.com on Sunday, April 3, 2016
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite