LAJMI I FUNDIT:

Serbia liron nga akuzat Zvonko Veselinoviqin

Serbia liron nga akuzat Zvonko Veselinoviqin

Gjykata e Apelit në Beograd e ka liruar biznesmenin Zvonko Veselinoviq nga Zveçnai nga akuza se ma bashkëpunëtorë kundërligjshëm ka përvetësuar 32 kamionë pronë e Hippo Alpe Adria leasing. Gjykata ka thënë dëshmitë kundër tij nuk janë argumentuar.

Me këtë vendim, shkruan Danas i Beogradit, transmeton Koha.net, Veselinoviq sërish është në qendër të vëmendjes. Madje, për të ka shkruar edhe New York Times duke e vënë në lidhje me trafikim droge në Kosovë.

Ai ishte arrestuar në vitin 1999 për shkak të trafikimit të organizuar të automobilave. Në qershorin vitit 2003 është arrestuar në Novi Pazar me tre kilogramë drogë.


Në vitin 2004 është arrestuar në Mitrovicë me akuzën ta kishte vrarë Slavisha Maksimoviqin e një vit më vonë e arrestoi UNMIK për vjedhje automobilash. Në vitin 2011 ishte arrestuar në Kralevë pasi tek ishin gjetur materiale shpërthyese dhe armë.

Në ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 18 shkurt 2008, bashkë me të tjerë ka marrë pjesë në djegien e vendkalimit kufitar në Jarinje.

Është i njohur edhe me organizimin dhe me vendosjen e barrikadave në veri të vendit.