Kosova është e gatshme t’i përmubush të gjitha detyrimet e saj për monitorimin e ndryshimeve klimatike, adaptimin ndaj tyre dhe zbutjen e ndikimeve që vijnë nga këto ndryshime. Kështu ka thënë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, në panelin e lartë të ministrave të mjedisit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Podgoricë, e ku po diskutohet për sfidat e ndryshimeve klimatike dhe mjedisore në regjion.
Ministri Agani, siguroi të pranishmit se Kosova është e përkushtuar të bashkëpunojë me vendet e regjionit dhe më gjerë, në mënyrë që të integrojë programet e strategjise së ndryshimeve klimatike në Strategjine Kombëtare 2016-2021.
Duke folur për punën e ministrisë që ai drejton karshi ndryshimeve klimatike, ministri Agani rast tha se në kuadër të këtij angazhimi, Kosova përmes MMPH-së ka bërë një sërë veprimesh për të përmbushur nevojën për monitorimin e ndryshimeve klimatike, adaptimin ndaj tyre dhe zbutjen e ndikimeve që vijnë nga këto ndryshime.
Ai tha se në kuadër të legjislacionit nacional për ndryshime klimatike, aspektet që ndërlidhen me këto ndryshime janë përfshirë në legjislacionin mjedisor përkatës duke përfshirë Ligjin e Mjedisit, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Ligjin e ujërave dhe ligjet tjera relevante.
Kosova për shkak të statusit që ka në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk ka pasur mundësi të jetë pjesë e nënshkrimit të deklaratës së Parisit që u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar për ndryshime klimatike.
Por pavarësisht kësaj, kjo e fundit ka bërë të gjitha përgatitjet që të jetë pjesëmarrëse aktive në adresimin e çështjeve për ndryshime klimatike.
Në këtë konferencë, ku ishin të pranishëm dhjetëra ministra të shteteve të regjonit dhe më gjerë, u diskutua edhe për mundësinë e sigurimit të zhvillimit ekonomik me shkallë sa më të ultë të emisionit të karbonit. /Telegrafu/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite