LAJMI I FUNDIT:

Hafizi: “JO” në referendum, rezultatin e Kongresit do ta kishte zili edhe Enveri

Hafizi: “JO” në referendum, rezultatin e Kongresit do ta kishte zili edhe Enveri

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi thotë se do të do të punojë me të gjitha mundësitë për votën kundër referendumit të datës 9 prill. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputetja që ka kërkuar në mënyrë institucionale zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e PS-së në zbatim të statutit, shprehet se referendumi i kërkuar nga Edi Rama është një proces pa fushatë e pa kandidat, që tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes me alternativa përmes parimit një anëtar, një votë.

“Në këtë situatë, ne do të kërkojmë të gjitha mundësitë për të kontaktuar socialistët e bazës e për të shpjeguar se pse secili prej tyre duhet të thotë me indinjatë: Jo Referendumit të 9 Prillit! Ky referendum, ky proces pa fushatë e pa kandidat, po tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialiste, proces që nuk do të mund të zhvillohej pa fushatë e pa kandidat. Ky referendum do të kujtohet gjatë si tentativa më e paprecedentë për t’u hequr të drejtën e votës për kryetarin e tyre dhjetëra mijë socialistëve. Ky referendum do të kujtohet gjatë si tentativa më e paprecedentë për t’u hequr të drejtën e kandidimit anëtarëve të PS-së”- tha Hafizi.

Sipas saj, përmes referendumit, po i hiqet anëtarësisë së Partisë Socialiste e drejta e zgjedhjes së kryetarit të sanksionuar në statut. Në lidhje me miratimin e statutit në Kongres vetëm në parim, deputetja Hafizi shprehet se qëllimisht ai nuk u votua nen për nen për shkak se rregullimi i fundit në favor të një kryetari të përhershëm mund të krijonte kundërshti te delegatët e Kongresit.


“Unë nuk e pranoj se në Kongres ishim pakica prej 3 vetash përkundër 1497 të tjerëve. Këtë rezultat do ta kishte pasur lakmi edhe shoku Enver. Në këtë kongres thjesht nuk u verifikua vota, e cila në demokraci kalon përmes kutisë së fshehtë. Dhe pikërisht këtë po kërkojmë prej muajsh, që të ndërtohet një proces kandidimi për kryetarin e partisë, proces me votim të fshehtë, me fushatë dhe me kandidatë alternativë. Vetëm atëherë mund të thuhet se cila është shumica dhe cila është pakica” – thotë ajo.

Ajo e cilëson votimin me 3 vota kundër në Kongres të statutit dhe 1497 pro të njëjtë si votimet në kohën e Enver Hoxhës. Ajo shprehet se do të vijojë të kërkojë zbatimin e statuti dhe demokratizimin e PS-së edhe pse mund të tentojnë ta përjashtojnë nga partia për këto qëndrime.

E pyetur nëse ajo po përgatitet për tu bërë pjesë e një partie të re është përgjigjur në latinisht me shprehjen e famshme të Galileit: “E pur si muove”!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori