LAJMI I FUNDIT:

Kosova, 99 prona në Serbi

Kosova, 99 prona në Serbi

Mbi 160 prona të ndërmarrjeve shoqërore gjenden jashtë territorit të Kosovës, konkretisht në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Sipas një dokumenti të publikuar të enjten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit figuron se vetëm në territorin e Serbisë gjenden 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 35, në Bosnjë e Hercegovinë 15, në Maqedoni 7, në Kroaci 5 dhe në Slloveni 1 pronë.

Disa nga ndërmarrjet kosovare që kanë asete jashtë janë: “Jugoterm”, “Anamorava”, “Emin Duraku”, “Jatex”, “Beer Factory”, “MF Kosova”, “Marketing Export”, etj. Po ashtu, AKP-ja ka publikuar edhe listën me asetet të “Trepçës” jashtë Kosovës, numri i të cilëve arrin në shtatëmbëdhjetë. Zyrtarë të AKP-së nuk kanë dhënë asnjë sqarim se çka ka ndodhur deri më tani me këto prona dhe se si do të veprohet me të njëjtat pas publikimit të listës.

Në anën tjetër Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës, që njëherësh e mbikëqyr edhe punën e AKP-së, ka thënë se kjo çështje duhet të debatohet në Kuvendin e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori