LAJMI I FUNDIT:

Qindra belgë i janë bashkuar luftës në Siri

Qindra belgë i janë bashkuar luftës në Siri

Ministria e Brendshme belge ka informacione se mbi 386 belgë kanë marrë pjesë përkrah terroristëve në luftën e Sirisë, njofton gazeta belge “Dernière Heure”.

Duke cituar Ministrinë e Brendshme, mediumi tha se 269 nga këta njerëzit janë ende në Siri dhe 117 janë kthyer në Belgjikë, ndërsa edhe 59 të tjerë kanë tentuar të largohen nga Siria, por, sipas ministrisë, kanë dështuar.

Raporti i lëshuar nga Ministria e Brendshme belge tregon se shumica e belgëve të radikalizuar në Siri janë nga rajoni i Brukselit dhe Uallonia.


Gjatë viteve 2011-2013, organizata “Sharia4Belgium ‘ – një organizatë radikale e cila kishte synim që Belgjika të bëhet shtet islamik – haptazi ka zhvilluar aktivitetet e saj ekstremiste në Antwerp dhe Bruksel dhe ka mundësuar rekrutimin e të rinjve myslimanë për të marrë pjesë në luftën e Sirisë.