LAJMI I FUNDIT:

Momenti i shembjes së mbikalimit në Indi ku humbën jetën 14 persona (Foto/Video, +18)

Momenti i shembjes së mbikalimit në Indi ku humbën jetën 14 persona (Foto/Video, +18)

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën sot, por ekziston frika se kanë mbetur të ngujuar edhe 150 persona tjerë në rrënojat e një mbikalimi që është shembur, dhe që ishte në ndërtim e sipër në një zonë me trafik të dendur në pjesën lindore të Indisë.

Qytetarët janë duke u përpjekur që pa mjete të rënda, por vetëm me duar të pastrojnë rrënojat dhe të shpëtojnë personat e ngujuar, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i policisë ka deklaruar, se deri më tani janë nxjerrë 15 persona të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore.


Madje as vinçi prej 140 ton nuk ka mundur të heq pllakat e betonit që janë shembur, nën të cilat dyshohet se kanë mbetur të ngujuar shumë njerëz.

Mbikalimi në Kalkutë ishte mbi dy kilometra i gjatë, derisa shembja e ndërtesave në Indi është e zakonshme për shkak se kontraktuesit nuk punojnë në përputhje me rregullat, duke përdorur materiale të cilës së dobët. /Telegrafi/

Mbikalimi 2

Mbikalimi 3

Mbikalimi 4

Mbikalimi 5

Mbikalimi 6

Mbikalimi 7

Mbikalimi 8

Mbikalimi 9

Mbikalimi 10

Mbikalimi 11

Mbikalimi 12

Mbikalimi 13

Mbikalimi 14