Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se dhuna në familje në Republikën e Kosovës, për fat të keq, vazhdon të jetë në nivel të lartë, ku edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtarë për progresin në Kosovë, dhuna në familje përmendet si një njollë, si një e metë e cila sfidon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.
Ajo në ceremoninë e lansimit të doracakut për gjyqtarë dhe prokurorë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ka thënë se dhuna në familje, e shprehur në format fizike ose psikologjike, cenon integritetin fizik dhe shpirtëror të viktimave dhe mbetet njëra prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut.
“Dhuna në familje është një dukuri shumë e përhapur në të gjitha vendet e botës dhe fatkeqësisht, prek të gjitha grupet shoqërore pa dallim kulture, feje, moshe, standardi të jetës apo niveli të arsimit. Ky fenomen shqetësues është prezent edhe në shoqërinë tonë, e cila është duke kaluar nëpër fazën sfiduese të ndërtimit të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike”, tha ajo.
Presidentja e vendit, tha se përkundër sfidave dhe prioriteteve të shumta të shtetndërtimit, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme kësaj dukurie.
“Kur flasim për dhunën në familje, theksin zakonisht e vëmë tek keqtrajtimet e formave të ndryshme të grave dhe të fëmijëve, si kategori më të ndjeshme, por këtu nuk bëjnë përjashtim as burrat, sepse dhuna në familje në Kosovë ndodh për pasojë të gjendjes jo të mirë socio- ekonomike të grave, fëmijëve dhe të moshuarve, mbijetesa e të cilëve varet nga anëtarët e tjerë të familjes”, tha Jahjaga.
Ajo tha se ky udhërrëfyes, padyshim se do t’iu ndihmojë të gjithë profesionistëve, por në veçanti gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të vlerësuar dhe për të kuptuar më mirë rastet e dhunës në familje, për t’ju ofruar qasje të barabartë të gjithë viktimave dhe padyshim se do të ndikojë në efikasitetin e praktikës gjyqësore.
Edhe kryesuesja e Forumit të gjyqtareve dhe prokuroreve, Sevdije Morina, me rastin e publikimit të doracakut kundër dhunës në familje tha se Forumi, ka filluar të mbajë takime mujore nëpër regjione, për të identifikuar problemet dhe për tu përcaktuar për praktikat më të mira për një trajtim unik të rasteve të dhunës në familje nëpër tërë Kosovën.
“Duhet theksuar se ky udhëzues nuk është dokument i obligueshëm për gjyqtarë dhe prokurorë dhe profesionistët tjerë ligjorë, por shërben si referencë dhe udhëzim për procedurat dhe mjetet e ndryshme ligjore që mund të zbatohen nga gjyqtarë dhe prokurorë në të dy procedurat, penale dhe civile. Qëllimi i tij është që të sigurohet trajtim i barabartë për të gjitha viktimat e dhunës në familje nëpër tërë Kosovën, mirëpo nuk është zëvendësim për ligjin”, u shpreh ndër të tjera, Morina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'