LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i ndalë derivatet nga Serbia

Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i ndalë derivatet nga Serbia

Bujë e madhe u bë kur u ndalën maunet me naftë dhe gazë nga Serbia, si shkak i masave të reciprocitetit që Kosova i vendosi shtetit fqinjë. Por për asnjë ditë nuk është ndalur importi i derivateve nga Serbia në Kosovë, pasi që naftëtarë kanë gjetur mënyrën se si ta sfidojnë vendimin e shtetit.

Nga data 23 mars kur u ndal mauna e parë në pikën kufitare në Merdare, sipas të dhënave që Gazeta Fjala ka siguruar nga dogana, në territorin e Kosovë kanë hyrë plotë 173 mijë e 940 litra gaz.

Ndonëse vendimi i marrë nga shteti parasheh mosnjohjen e certifikatave të ADR-së për automjetet si dhe certifikatat e ADR-së për shoferët, të cilat janë të lëshuara nga autoritetet serbe për transportuesit e Serbisë, disa naftëtarë kanë shfrytëzuar dokumentacionin e automjeteve dhe shoferëve nga shtete fqinje të bartin derivate “Made in Serbia”.

Gazeta Fjala mëson se importuesit e gazit tani kanë angazhuar shofer dhe automjete të regjistruara në Maqedoni ndaj të cilave nuk ka ndalesë në Kosovë. Kështu ata pa asnjë problem transportojnë gazin nga Serbia në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe nuk është importuar asnjë litër naftë në rrugët legale.

Këtë e konfirmojnë zyrtarët doganorë dhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve.

Fadil Beriani nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka thënë për Gazetën Fjala se një variant i tillë është i mundshëm për futjen e këtyre derivateve në Kosovë.

“Informatat qysh po qarkullojnë janë disa importues, duke importuar me automjete të Maqedonisë. Mundësia ekziston pasi që auto-transportuesi është i Maqedonisë me dokumente të këtij shteti”, ka treguar Berjani.

Sipas tij, me ata që vazhdojnë të importojnë edhe pas vendimit për ndalim duhet të merret shteti.

Capture2

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bjarami e vuri firmën e saj në këtë vendim pasi që Serbia nuk ishte e gatshme të gjejë një zgjidhje për njohjen reciproke të dokumentacionit përcjellës për transportuesit e derivateve. Madje as pas takimit të fundit që kanë mbajtur me CEFTA-n me 3 mars të dy vendet.

Bajrami thotë se e vendosën këtë masë si kundërpërgjigje ndaj barrierave që shteti Serb u kishte vëne shoferëve të Kosovës tash e 8 muaj.
“Për 8 muaj rresht ne kemi biseduar ne CEFTA dhe ne Bruksel por të mos ardh deri te kjo situate, këtu fajtore janë autoritet serbe dhe askush tjetër! Serbia nuk duhet asnjëherë ta harroj sa eksporton ne Kosove, gjithashtu edhe pse “nuk e pranon” ne jemi SHTET”, deklaroi Bajrami dy ditë pas vendimit.

Importet e derivateve nga Serbia në tre muajt e fundit

Ndërkohë që për tre muajt e fundit para vendosjes së kësaj mase nga shteti fqinjë kanë hyrë 7 milion e 84 mijë e 371 litra gaz.
Vlera e të cilave sipas doganës del të jetë 1 milion e gjysmë euro.

Kurse nga 1 janari i këtij viti deri në ditën kur u mor vendimi me 22 mars nga Serbia hynë 100 mijë litra naftë. Vlera e tyre në para sillet rreth 31 mijë e 526 euro.

Gazeta Fjala ka raportuar të shtunën për humbjet milionëshe që ka Serbia nga bllokada që Kosova i ka bërë importit të naftës dhe gazit. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Turqia synon tregti miliardëshe me Kosovën deri në fund të vitit

Ekonomi
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia

Frigo Deluxe
Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon

Qumështorja Vita
Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO

IPKO
Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Fishkëllima e fundit - Deri t’ja nis loja

Gorenje Department Store
Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ministria e Financave fton punëdhënësit dhe punëkërkuesit në veri të regjistrohen për të aplikuar për masën e punësimit

Ekonomi
Kalo në kategori