LAJMI I FUNDIT:

Zvicër: Çdo i njëzeti, në borxhe

Zvicër: Çdo i njëzeti, në borxhe

Kështu thotë e ashtuquajtura kuota e borxheve në Zvicër. Në përgjithësi borxhlinjtë jetojnë në qytete. Përveç kësaj, kuota e lartë e borxhlinjve është në kantonet përgjithësisht me papunësi të lartë, thotë shërbimi informativ i biznesit CRIF.

Konkretisht, norma e borxhit për gjithë Zvicrën është 5.3 për qind, shkruan SRF. Kjo është pak më e ulët se në vitin 2015. Arsyeja është për shkak të rritjes së popullsisë, pasi numri absolut i borxhlinjve është rritur nga 438.233 në 441.706, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë që ka ndryshime të mëdha mes kantoneve. Borxhlinjtë më të këqij jetojnë me 8.7 për qind në kantonet Neuchâtel dhe Gjenevë. Më poshtë vijnë Bazeli me 7.3 dhe Vaudi me 6.9 për qind.


Në Uri, Obwalden, Nidwalden dhe Zug kuota e borxhlinjve është nën 3 për qind.

Në përgjithësi, shkalla e borxhlinjve është në qytete më e lartë se në zonat rurale.

Kryeqyteti i borxhlinjve të Zvicrës është La Chaux-de-Fonds, shkalla e borxhit tejkalon ndjeshëm nga 11.3 për qind mesataren e Neuchâtelit prej 8.7 për qind. Biel me 10.1 për qind renditet i dyti, ndërsa pjesa rurale e Bernës është 4.7 për qind.

Qyteti financiar i Luganos është 4.6 për qind, shumë më poshtë mesatares se Ticino prej 6.4 për qind. Shkalla më e ulët e të gjithë huamarrësve nëpër qytete është Uster me 3.5 për qind dhe Cyrihu me 4.5 për qind. /Telegrafi/