Zyrtarët publikë hezitojnë të deklarojnë pasurinë e tyre. Agjencia Kundër Korrupsionit thotë se pas 31 marsit do të iniciojë kallëzime penale për të gjithë ata që nuk e deklaruan pasurinë e tyre si dhe premton se do t’i fusë në kontroll të gjitha aplikacionet që u dorëzua me vonesë. Afati për këtë proces mbyllet ditën e fundit të këtij muaji.
Po ofron fundi i afatit ligjor për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë, por janë edhe 1300 sosh që ende nuk i kanë dorëzuar formularët e tyre në këtë proces.
Pas 31 marsit do të nisë edhe proceduara e ngritjes së kallëzimeve penale për të gjithë ata që hezituan që brenda periudhës prej 31 ditësh të publikojnë të hyrat e tyre dhe pasurinë e patundshme.
1 qershori është dita kur pasuria e tyre do të publikohet në faqen zyrtare të Kundër Korrupsionit. Por vetëm 20% e dokumenteve të dozuara në aplikacion i nënshtrohen procesit të kontrollimit.
Kësaj radhe Preteni thotë se ka vendosur të kontrollohet secili aplikacion që ka ardhur pas afatit ligjor dhe normalisht, edhe ato aplikacione që ka dyshime.
Që nga viti 2008 zyrtarët e lartë publikë në vend deklarojnë pasurinë e tyre.
Agjencia Kundër Korrupsion është ankuar se mangësitë ligjore po favorizojnë pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve. Madje, edhe kur pasuria deklarohet, zyrtarët e lartë publikë përdorin dhjetëra metoda për të kamufluar atë pasuri, të cilën po ua mundëson legjislacioni i dobët në Kosovë.
Por të kundërtën e kanë thënë organizatat që merren me monitorimin e institucioneve të drejtësisë në vend, pasi sipas tyre, ligjet për të mposhtur korrupsionin ekzistojnë, por nuk ka vullnet të gjyqësorit për ta luftuar atë.
Madje, edhe kur iniciohen rastet e shumta që bëhen, janë aktet procedurale, por pa efekt.
https://vimeo.com/160917485
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite