LAJMI I FUNDIT:

‘Dilara’ tregon për puthjen që shkaktoi largimin e ‘Gylserenit’ (Foto)

‘Dilara’ tregon për puthjen që shkaktoi largimin e ‘Gylserenit’ (Foto)

Aktorja turke, Ebru Ozgan, e njohur për rolin e Dilaras në serialin “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”), në një intervistë të fundit, ka rrëfyer më shumë për jetën me peripecitë që e sollën deri në këtë moment të karrierës, si dhe për kompromiset që i është dashur të bëjë për të ecur sa më lart.

param1


Pas një fëmijërie të vetmuar dhe të vështirë, e cila ka ndikuar shumë në jetën e aktores 37-vjeçare, edhe për shkak sepse e ndihmoi për t’i rritur imagjinatën, Ebru mbaroi studimet për Arte pranë Departamentit të Universitetit të Ankarasë në Fakultetin e Gjuhës dhe Historisë, pas të cilave doli në pah edhe formimi i saj si aktore. Pas shumë roleve në seriale televizive, sot është ndër aktoret më të kërkuara dhe më të paguara në Turqi.

Pjesëmarrja në mes të projektit “Fate të kryqëzuara” erdhi si një ftesë e papritur për të, të cilën nuk e mendoi gjatë, sepse “Dilara ishte personazhi që bën atë që jeta i ka mësuar dhe është e justifikuar në botën dhe karakterin e saj”. Të paktën kështu është shprehur aktorja në një intervistë për mediat vendase pak kohë më parë.

param

Megjithatë, diskutimi më i gjatë për këtë serial ka qenë puthja televizive me Xhihanin (Erkan Petekkaya), aktorin kryesor të “Fate të kryqëzuara”. Largimi i Nurgul Yesilcay (Gylserenit) u përfol se ndodhi pikërisht për këtë arsye: Aktorja nuk kishte pranuar të puthej në film – arsye që për hir të së vërtetës nuk u konfirmua as nga ajo dhe as nga personazhi kryesor. Madje, Xhihani, në një intervistë të mëhershme, e mohoi këtë fakt duke thënë se gjithçka ishte gënjeshtër dhe arsyeja e largimit të Nurgul ishte personale.

param

Nga ana tjetër, arsyen duket se e konfirmon aktorja tjetër në serial. Si aktore e industrisë komerciale të filmit, ajo thotë se nuk ndihet aspak e shfrytëzuar për rolet që luan: “Unë e shoh kinemanë si cikël jete, ku veç të tjerash, dashurojmë dhe vdesim. Nëse refuzon të puthësh kolegun në film, me frikën se kjo do të ndikojë për keq në lidhjen tënde reale, atëherë këtu fillon autocensura dhe dilemat, nëse duhet ta marr përsipër këtë rol apo jo”, citohet të ketë thënë ajo, transmeton Story.al. Më tej, ‘Dilara’ rrëfen se nuk e aplikon autocensurën në serialet televizive: “E vërteta është që unë sillem gjithmonë në mënyrën që ndjej. Për fat të mirë, nuk mund të jetoj me mendimin e të tjerëve për mua”.

Ndarja me aktorin Nejat Isler është një histori e mbyllur për Ebru dhe tashmë i përket së shkuarës. Ajo nuk dorëzohet përballë sfidave të jetës.

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori