LAJMI I FUNDIT:

Waze ju ndal sa herë që e tejkaloni shpejtësinë e vozitjes!

Waze ju ndal sa herë që e tejkaloni shpejtësinë e vozitjes!

Miliona njerëz e përdorin aplikacionin e famshëm të navigimit Waze, gjatë vozitjes dhe për gjetjen e destinacioneve të ndryshme kur ata janë në lëvizje.

Kjo, pasiqë aplikacioni në pronësi të Google ua mundëson shoferëve tu ikin policëve gjatë rrugës, dhe t’i gjejn adresat dhe rrugët më të shkurta.


Por tani, aplikacioni i njëjtë do tu mundësojë përdoruesve të saj ta dinë edhe kur ata e tejkalojnë kufizimin e shpejtësisë gjatë vozitjes.

Waze tani do të ju shfaq kufizimin e shpejtësisë që lejohet në rrugë, si dhe do të ju njoftojë sa herë që ju e tejkaloni këtë shpejtësi të lejuar gjatë vozitjes.

Alarmi që do të ndizet kur ju e keni kaluar shpejtësinë nuk do të ndalet derisa ju ta ulni shpejtësinë e lëvizjes me veturën tuaj.

Për më shumë, ky funksion nuk është i kufizuar vetëm në SHBA. Përkundrazi, SHBA nuk është ende në listë. Ëaze ka nisur funksionin e ri jashtë SHBA-ve dhe tani është në dispozicion në Austri, Belgjikë, Brazil, Kolumbi, Republikën Çeke, El Salvador, Francë, Hungari, Itali, Letoni, Lihtenshtajn, Holandë, Zelanda të Re, Suedi, Zvicër, Trinidad dhe Tobago, dhe Uruguaj.

Ky shërbim ka për qëllim të mbështesë pjesën tjetër të botës së shpejti.