LAJMI I FUNDIT:

Këta janë njerëzit që do të punojnë në kabinetin e presidentit Thaçi

Këta janë njerëzit që do të punojnë në kabinetin e presidentit Thaçi

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, do të ketë në kabinetin e tij shumë njerëz që i kishte të afërt edhe në postet e tjera që në të kaluarën i ka mbajtur, por ai do të angazhojë edhe diplomatë të huaj si këshilltarë të jashtëm të tij.

Këtë e ka bërë të ditur, këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka dhënë edhe disa emra që do ta formojnë kabinetin e Presidentit të ardhshëm.


“Një pjesë do të jetë kabineti i tashëm që ka punuar me të. Abelard Tahiri me siguri do të jetë shef i stafit, jam unë (Ardian Arifaj), është Adri Nurellari, jemi thuajse i njëjti ekip, por më i zgjeruar, sepse kemi më shumë kompetenca dhe hapësirë për punë”, tha ai.

“Kemi bërë ftesë edhe shumë diplomatëve miq të Kosovës, që kanë autoritet jo vetëm në Kosovë por në gjithë globin, këta do të jenë këshilltarë të jashtëm”, ka thënë Arifaj.