Sebino Plaku, ish-lojtar i ekipit polak Slask Wroclaw, ishte ulur në një tavolinë të vogël nga presidenti dhe zëvendëspresidenti i këtij klubit, të cilët i kishin prezantuar atij një dokument, që ishte “aneks” i kontratës së tij.
Kjo ngjarje kishte ndodhur më 28 gusht të vitit 2014, dhe siç tregon Plaku për NYT, krerët e këtij klubi i kishin kërkuar atij që të nënshkruajë kontratën e re me 50 për qind zbritje të pagës, dhe për të marr këtë vendim atij i kishin dhënë kohë vetëm 20 minuta.
Sipas futbollistit shqiptar, që aktualisht mbron ngjyrat e Skënderbeut, presidenti i Slask Wroclaw fliste në gjuhën polake, dhe si përkthyes kishte zëvendësin e tij që i thoshte: “Nëse nuk e nënshkruan këtë, ne do ta shkatërrojmë karrierën”.
Sebino Plaku kishte refuzuar këtë ofertë. Më pas sulmuesi shqiptar ka paraqitur një rast arbitrar kundër klubit, dhe si pasojë përreth pesë muaj ka qenë i izoluar, poshtëruar, ka pasur dhunë psikologjike dhe kërcënime, të cilat të kombinuara kanë synuar të shkatërrojnë karrierën e tij profesionale.
Sipas grupeve të avokimit, rasti i Plakut është simbolik dhe shumë i shpërndarë në Evropë, me ç’rast lojtarët duhet të vendosin ndërmjet plotësimit të kërkesave të punëdhënësit të tyre apo ndëshkimit, dhe regjimeve të ashpra në stërvitje. Kjo njihet edhe si stërvitja e vetmuar, që konsiderohet si version i futbollit të vetmisë.
“Është një torturë fizike dhe psikologjike, dhe ndodh çdo kund”, ka thënë Dejan Stefanoviq, ish-futbollist që tani udhëheq unionin e futbollistëve sllovenë, transmeton Koha.net.
Kërkesa që lojtarët të stërvitin të vetëm raportohet se bëhet në çdo vend në Evropë, duke përfshirë këtu edhe emrat më markant të futbollit si Chelsea e Manchester United, e deri te ato më të voglat si Slask Wroclaw, dhe këto grupe të avokimit thonë se shumë raste edhe nuk raportohen fare për shkak se shumë lojtarë heshtin me frikën se mund të humbin të gjitha pozicionet.
Zakonisht, klubet i ndajnë futbollistët nga bashkëlojtarët e tyre për shkak të parave që fitojnë, kur një futbollist nuk dëshiron të vazhdojë kontratën, ose refuzon që klubi t’i ndërpresë kontratën apo të bëjë ndryshime në të, shkruan NYT.
Plaku tregon se ishte detyruar të stërvitej tre herë në ditë, i vetëm dhe pa kohë të mjaftueshme që të ushqehet ndërmjet sesioneve stërvitore. Atij i ishte kërkuar të bëjë vrapime të tepërta, ishte dënuar me mijëra euro nëse vonohej edhe për vetëm 30 sekonda në stërvitje, dhe aktivitete të tjera.
Ekipi polak mbronte këtë sjellje kundrejt Plakut duke thënë se ai nuk ishte mjaftueshëm i përgatitur fizikisht për të qenë pjesë e ekipit të parë. Sulmuesi 30 vjeçar i ka mohuar këto duke i quajtur qesharake.
NYT raporton se presidenti i Slask Wroclawit, Pawel Zelem nuk i ishte përgjigjur pyetjeve rreth përfshirjes së tij në këtë rast. Kurse Krzysztof Swiercz, një zëdhënës i klubit, ka thënë se klubi “nuk ka për çka ta fajësojë veten”.
“Ka shumë lojtarë profesionistë që ushtrojnë dy apo tre herë në ditë dhe asnjëherë nuk ankohen, ata janë në çdo mënyrë profesionistë. Ka njerëz të tjerë që punojnë për 13 orë në fabrika dhe paguhen 235 euro në muaj dhe nuk ankohen. Mendoni vërtet se Plaku ka për çka të ankohet?”, ka thënë ai.
Një gjykatë në Federatën e Futbollit të Polonisë e kishte zgjidhur përfundimisht kontratën e Plakut me Slask Wroclawin, por nuk kishte caktuar asnjë fajtor, që i kishte lejuar klubit të shmangë pagesën e Plakut. Dhe rastin sulmuesi shqiptar e ka dërguar edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), dhe një vendim pritet të merret këtë javë.
Plaku ka thënë se dëmi është i madh në karrierën e tij, dhe përkundër që ka menduar se aty do ta ketë karrierën e tij më të mirë, doli e kundërta, pas lëndimit të pësuar.
“Mendoja se do të jetë pjesa më e mirë e karrierës time. Por, doli që të ishte më e keqja”, është shprehur ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMourinho insiston të nënshkruajë me yllin e Barcelonës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova