LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohet projektligji për Auditimin e Përgjithshëm

Shqyrtohet projektligji për Auditimin e Përgjithshëm

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot shqyrtoi projektligjin për Auditimin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe amendamenteve të Komisionit funksional për mbikëqyrjen e financave publike.

Edhe pse mori pëlqimin ky projektligj nga shumica e anëtarëve, Safete Hadergjonaj, e cila ishte e vetmja kundër tha se projektligji ka mangësi dhe si i tillë nuk duhet proceduar, meqë sipas saj edhe emërtimi i Zyrës së auditorit si Zyra Kombëtare e Auditorit po tingëllon sikur që po themelohet tash ky institucion.


Komisioni ka folur edhe rreth çështjes së financimit të RTK-së. Kryetari i Komisionit Naser Osmani tha në mbledhjen e ardhshme do të shqyrtojnë raportin e shpenzimeve të këtij mediumi publik dhe mundësitë e financimit. /Telegrafi/