LAJMI I FUNDIT:

Fidel Kastro: S’kemi nevojë për mëshirën e ShBA-ve

Fidel Kastro: S’kemi nevojë për mëshirën e ShBA-ve

Ish-presidenti i Kubës, Fidel Kastro, ka deklaruar se qytetarët e vendit të tij nuk kanë nevojë për mëshirën e Shteteve të Bashkuara.

Një prononcim i tillë vjen vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Havana dhe duket sikur i injoron përpjekjet e Washingtonit për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Lideri historik i Kubës shkruan se qytetarët e vendit të tij nuk kanë nevojë për ndihmën e amerikanëve pasi mund t’a sigurojnë ushqimin dhe të mirat e tjera materiale me anë të forcës dhe inteligjencës së tyre.


Vetëm pak ditë pas vizitës historike të presidentit amerikan Barak Obama në Havana, ish-presidenti i Kubës, Fidel Kastro, ka deklaruar se qytetarët e vendit të tij nuk kanë nevojë për mëshirën e Shteteve të Bashkuara. Deklarata e tij erdhi nëpërmjet një artikulli që titullohej El Hermano Obama, ose e përkthyer në shqip Vëllai Obama dhe që u botua në gazetën zyrtare të partisë komuniste kubane. Shkrimi i tij në plan të parë duket sikur i injoron përpjekjet amerikane për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lideri revolucionar i Kubës fillimisht citon fjalimin e mbajtur nga Presidenti Obama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin aktual Fidel Kastro, i cili është edhe vëllai i tij. Kreu i Washintonit në Havana deklaroi se dy vendet duhet të lënë pas të shkuarën dhe të fokusohen në ndërtimin e urave të reja të Bashkëpunimit. “Jam i sigurt që këto fjalë do t’i jepnin çdokujt një atak kardiak”, shkruan me ironi Fidel Kastro i cili nuk lë pa përmendur embargon 60 vjeçare të amerikanëve si dhe një sërë incidentesh të tjera me karakter ushtarak.

Në mbyllje, lideri revolucionar thekson se Kuba nuk ka ndërmend që të dorëzojë krenarinë e saj në këmbim të mëshirës së amerikanëve. Ai shprehet se qytetarët kubanë mund t’a prodhojnë vetë të gjithë ushqimin dhe të mirat e tjera materiale që u nevojiten përmes forcës dhe inteligjencës së tyre. Obama u takua me Presidentin Raul Kastro gjatë vizitës së tij historike në Kubë, por ende nuk dihet sepse ai nuk mbajti një takim me Fidel Kastron.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori