LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësja “kreative”, i dha hajnit një dënim për ta turpëruar (Foto)

Gjykatësja “kreative”, i dha hajnit një dënim për ta turpëruar (Foto)

Një gjykatëse nga Ohio e Shteteve të Bashkuara, ka gjetur një mënyrë interesante për të ndëshkuar një të ri, i cili është zënë duke vjedhur një televizor të vogël në një qendër tregtare.

Për dhjetë ditë me radhë, Greg Davenport është detyruar të bëjë xhiro nga tetë orë në ditë, me një tabelë ku shkruan: “Unë jam hajn që kam vjedhur nga Walmart”, transmeton Telegrafi.

Ky është dënimi alternativ që i është dhënë hajnit, në vend se të kalojë 30 ditë prapa grilave.


“Kam vjedhur dhe jam dënuar. Më mirë kështu, se sa të shkoj në burg”, ka thënë Davendport, kur është pyetur nga “NBC4 Columbus”.

Kjo formë mendohet të jetë më bindëse, në mënyrë që ai të mos e përsërisë më veprimin e ndaluar. /Telegrafi/

denimi1