A është e mundur të reduktoni efektin e ndryshimit të orës që ndikon në organizëm? Pothuajse për të gjithë përshtatja me ritmin e ri nuk është e thjeshtë. Por me disa këshilla mund t’ia arrini qëllimit.
E sotmja shënon të dielën e fundit të muajit mars dhe bashkë me këtë edhe ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara. Ky ndryshim i orës tashmë ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit ku ora shënoi menjëherë 03:00.
Sipas ekspertëve, ndryshimi i orës “mund të shkaktojë një lloj ndryshimi në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në humorin dhe vizionin e botës së njerëzve.
Pavarësisht ndryshimit vetëm për një orë, kjo periudhë i bën njerëzit të ndihen jo mirë, me një ndjesi boshe.
Sipas psikiatrit John Sharp, i diplomuar në Universitetin e Havardit, oreksi më i madh për të ngrënë, vështirësia për të fjetur ose përgjumja e tepruar mund të jenë shqetësime të lidhura me ritmet e reja. Në praktikë, organizmi ynë është i detyruar që të përshtatet me këtë situatë të re, ku për çdo gjë që bëjmë do të na duhen më shumë përpjekje dhe vendosmëri.
Shqetësimi më i madh, për shumë persona, do të jetë i lidhur me gjumin: sipas Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Gjumit (Aims), 12 milionë persona mund të kenë probleme me kthimin e orës së verës.
Këshilla për të fjetur mirë, pavarësisht ndryshimit të orës
Siç dihet, akrepat e zhvendosur një orë përpara sjellin një orë dritë më shumë, por një më pak për gjumë. Ja disa këshilla për të fjetur sërish mirë, pavarësisht orës verore:
Mundohuni të qëndroni në ajër të pastër çdo ditë, të paktën gjysmë ore: në këtë mënyrë, ora biologjike ndihmohet për të bërë dallimin ndërmjet ditës dhe natës.
Dieta (ushqimi) luan një rol shumë të rëndësishëm: thojini po sheqernave të lehta (domateve, orizit, makaronave, bukës), produkteve të qumështit dhe frutave (bananeve, mandarinave dhe fiqve) që nxisin gjumin.
Nga ora 10 e darkës dhe pak më pas është mirë që të filloni përgatitjet për të fjetur, fikni dritat, eliminoni zhurmat dhe ndërprisni aktivitetet impenjative.
Një dhomë gjumi e parregulluar apo e rrëmujshme nuk e favorizon gjumin. Së fundi, hidhini një sy dyshekut: ai nuk duhet të jetë shumë i fortë, por as edhe shumë i butë, sepse, përndryshe, shpina juaj nuk do të ketë një mbështetje të mirë.
Gjithsesi, pas kalimit të ditëve të para të këtij ndryshimi, çdo gjë do të kthehet në normalitet, në përputhje me zakonet tuaja. Të paktën deri në vjeshtë, kur ne do të njoftohemi përsëri për ndryshimin e orës.
Bëni joga
Qëndroni shtrirë me shpinë dhe përpiquni të relaksoheni dhe të rrini të qetë. Pak a shumë do të duket sikur jeni “pa frymë, si i vdekur”.
Shtrihuni me shpinë mbi një sipërfaqe të drejtë, me krahët dhe këmbët e shtrira drejt por jo duke prekur trupin tuaj, pëllëmbët duhet t’i drejtoni për lart.
Qëndroni në këtë pozicion për disa minuta, ose për aq kohë sa ju pëlqen.
Kjo do të ndihmojë të relaksoni shpirtin dhe trupin tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Këto janë simptomat që i paraprijnë një krize nervore: Çfarë duhet bërë në ato momente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'