LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të arrestuar për posedim të narkotikëve në Prishtinë

Shtatë të arrestuar për posedim të narkotikëve në Prishtinë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e asistuar nga njësitet relevante policore, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ka bërë të ditur përmes një komunikate PK-ja.

Operacioni policor është realizuar me 26 mars në rrugën ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Shaban Shala’ Prishtinë. PK-ja ka thënë se fillimisht janë ndaluar dy vetura me targa të Shqipërisë me të cilat po udhëtonin katër të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë.

“Zyrtarët policorë gjatë kontrollit në njërën nga veturat kanë vërejtur dyshime se në gomën rezervë të automjetit mund të ketë substancë narkotike, dhe gjatë verifikimit është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1867.8 gram”, thuhet në komunikatë.


PK-ja më tutje bën të ditur se si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpi e dyshuar, me ç’rast janë arrestuar edhe dy meshkuj dhe një femër shtetas të Kosovës, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në rast.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një veturë e dyshuar që është përfshirë në rast, disa celular, 340€ para të gatshme, si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit shtatë personave të dyshuar, katër të Shqipërisë dhe tre të Kosovës, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje”, ka thënë PK-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori