Vetëm ata që janë të kyçur në botën e shkencës e dinë se ekzistojnë disa teori, të cilat me të vërtetë të bëjnë të rrëqethesh nga frika.
Qeniet e dimensioneve më të larta
Paramendoni sikur të ekzistonte ndonjë person 2D (dy dimensional). Sikur ta shikoni atë në një mënyrë të caktuar, ai nuk mund t’ju shohë juve. E tëra që duhet të bëni është që ta shikoni nga lart dhe ai nuk do ta dijë se ju jeni aty. Duke e jetuar jetën e tij si 2D, ai person nuk do të ishte kurrë në gjendje ta kuptonte si dikush mund t’i shikojë nga lart. Tani, imagjinojeni një person 4D. Ai mund t’ju shikojë nga një kënd 4 dimensional, një kënd të cilin ju kurrë nuk do ta kuptoni. Ai mund të jetë afër jush, por ju nuk do ta hetoni kurrë. ai mund të ndërveprojë me ju, por nëse ai nuk do, ju kurrë nuk do të mund të ndërveproni me të.
Paradoksi Fermi
Ta zëmë se kemi një koloni buburrecash në mes të një mali dhe, afër asaj kolonie ne jemi duke ndërtuar një super autostradë, me dhjetë korsi. Pyetja është: a do të jenë buburrecat në gjendje që ta kuptojnë se çka është autostrada me dhjetë korsi? A do të jenë ata në gjendje që ta kuptojnë teknologjinë dhe qëllimet e qenieve që e ndërtojnë autostradën afër tyre? Pra, nuk është se nuk mund të marrim sinjale nga Planeti X duke përdorë teknologjinë tonë, por është se ne nuk mund ta kuptojmë se çka janë qeniet nga planeti X, apo çka janë duke bërë ata. Pra, edhe nëse ata tentojnë që të na informojnë, do të ishte sikur të mundoheshim t’i mësojmë buburrecat se çka është interneti.
Teoria e menaxhimit të terrorit
Çdo gjë që njerëzimi ka bërë ndonjëherë përtej mbijetimit bazik, ka qenë motivuar nga një frikë fundamentale dhe e pakalueshme nga mosekzistimi. Koncepti ynë rreth vetes dhe vetëbesimit kryesisht është një tampon kundër ankthit, i cili vjen nga dija se ne do të pushojmë së ekzistuari. Kultura është vetëm një lajthitje e përbashkët masive për ta zbutur frikën tonë nga e panjohura dhe nga vdekja. Po ashtu, edhe vlera e familjes dhe pasardhësve ka për qëllim ta projektojmë veten përtej vdekjes. Në fakt, një pjesë e madhe e jetës moderne perëndimore i përkushtohet evitimit të vdekjes. Thënë shkurt, çdo gjë që kemi bërë ndonjëherë dhe do të bëjmë në të ardhmen, motivohet vetëm nga tmerri ynë ekzistencial pas ballafaqimit me vdekjen.
Shfarosja e gjashtë masive
Ne aktualisht jetojmë atë që biologët e konsiderojnë shfarosje të gjashtë masive, me të cilën është ballafaquar bota. Deri në vitin 1800 njerëzimi nuk ia kishte dalë ta arrinte numrin prej 1 miliard njerëzish, përkundër asaj se ekzistonte me dhjetëra mijëra vjet. Pas 215 vjetësh, popullsia e botës është rritur në 7.2 miliardë. Kjo rritje eksponenciale ka efekte të mëdha dhe të qëndrueshme në planetin tonë dhe do të vazhdojë që të jetë ashtu derisa ta arrijmë kapacitetin maksimal, ose derisa të zhdukemi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo – video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj – një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe