LAJMI I FUNDIT:

Çfarë reformash duhen për mediat? (Video)

Çfarë reformash duhen për mediat? (Video)

Mediat, reklamimi, financimi i Radio Televizionit të Maqedonisë dhe ligji i ri për mediat, ishin një pjesë e temave të cilët u folën në emisionin debativ Klik Plus. Për ish anëtarin e Këshillit për radiodifuzion , Stole Naumov, mediat duhet të jenë të pavarura.

„Në fund të fundit gjithçka lidhet me paratë dhe qëndrueshmërinë financiare. Nëse një media financiarisht është e pavarur dhe nëse mund që të mbijetojë dhe t’u jep paga punëtorëve, atëherë ai medium nuk do të vrapojë dhe t’i ulet në prehër cilësdo parti politike apo pushteti dhe të jetë e detyruar t’i përulet të keqes që të sigurojë qëndrueshmëri financiare”, u shpreh Stole Naumov, ish anëtar i KRD.

„Dëshira e vërtetë e çdo gazetari është të ketë medium që do jetë financiarisht i pasur sepse do të ketë edhe pagë më të lartë. Kështu ai do të jetë i pavarur dhe askush nuk do të mund ta shantazhoj.“


“Për Vitin e Ri i pyes se çfarë duan, më thonë medium të pavarur! U them që të mos tallen“, shtoi Naumov.

Për Ivan Mirçevskin, Kryetar i Asociacionit të Mediave në Maqedoni, ligji aktual për mediat është plotësisht i mjaftueshëm për ta kryer punën, njofton tv21.

“Konsiderojmë se është absolutisht qesharake të flitet se mediat janë fajtore që zgjedhjet të mos mbahen. Kjo është irelevante. Mediat si media e kanë politikën e vet redaktuese të garantuar me Kushtetutë dhe me ligjin për shërbime mediale audio dhe audiodifuzive“, tha Ivan Mirçevskin, Kryetar i Asociacionit të mediave në Maqedoni.

Për analistin Gazmend Ajdini, modeli i kombinuar është më i miri, por duhet të dihet se çfarë saktësisht do të prodhojë RTM-ja.

“Në sistemin mediatik, siç është rasti me Radio Televizionin e Maqedonisë, ka detyrime ligjore që ai të kujdeset për interesin publik, të kujdeset për një publik më të gjerë. Gjithashtu mendoj se duhet të dihen edhe burimet e financimit, të cilat duhet të jenë stabile. Ne mendojmë se taksa radiodifuzive duhet të qëndrojë, sepse, kështu njerëzit e ndjejnë se televizioni është i tyre”, shtoi Gazmend Ajdini, Analist.

Dejan Gjorgjievskin nga Qendra për Zhvillimin e Mediave, nuk bën dallim se a paguhet Radio Televizioni Maqedonas nga buxheti apo nga llogaritë e drejtpërdrejta të qytetarëve, por se duhet të dihet se çfarë do të prodhojë ky televizion.

“Për mua nuk ka dallim thelbësor se RTM-ja do të paguhet prej meje apo prej buxhetit. Si do që të jetë, ato janë para të mia. Ndoshta, modeli i kombinuar është më i mirë, që të ketë ventil për pavarësi financiare. Por, problemi qëndron në atë se, pikërisht atje duhet të definohet se çfarë më saktësisht ata duhet të bëjnë”, tha Dejan Gjorgjievski, nga QZHM.

Një nga qëndrimet ishte se, pas ndalimit të reklamimit qeveritar në televizionet private, një pjesë e tyre ballafaqohen me probleme serioze financiare, ndërsa zgjidhjen e shohin te kriteret, se çfarë paraqet fushatë publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori