200 milionë euro ka humbur Kosova që nga paslufta në mungesë të kodit telefonik. Kodi +383 i është premtuar Kosovës nga Bashkimi Evropian në bazë të marrëveshjes së arritur me Serbinë.
Bashkimi Evropian me anë të një letre dërguar palës kosovare dhe asaj serbe ka njoftuar se është finalizuar çështja e kodit telefonik për Kosovën.
Por, që kodi të jetë në pronësi të Kosovës, sipas burimeve brenda ekipit negociator me të cilat ka kontaktuar Tribuna Channel, duhet që Serbia të jap pëlqimin se nuk do ta kundërshtoj kodin +383.
Serbia e ka vonuar deri tash ketë konfirmim me kërkesën që se rrjeti i operatorit mobil të përkohshëm duhet të shtrihet në gjithë territorin e saj me 155 stacione bazë/antena në gjithë Kosovën.
Por, në bazë të marrëveshjes për telekomin dhe një komunikimi që BE ka pasur me palët thuhet se operatori i përkohshëm serb do të operoj me 22 lokacione apo 31 stacione baze kryesisht në veri të vendit.
Ky numër i stacioneve bazë është nxjerr duke pasur parasysh se këto antena kanë qen funksionale pas aksionit të Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për ndërprerjen e funksionimit të rrjetit mobil të Telekom Serbia.
Ndërsa, pala serbe insiston se duhet të vihen në funksion prapë të gjitha stacionet bazë në mënyrë që marrëveshja të implementohet në tërësi.
Se fundmi pala kosovare i ka bërë të qartë BE se nëse pala serbe vazhdon të bllokoj marrëveshjen atëherë ARKEP do të merr aksion për shkëputjen nga rrjeti edhe të antenave tjera që janë në veri të vendit.
Edita Tahiri, ministre për Dialog i ka thënë Tribuna Channel se Kosova ka përfunduar të gjitha proceduar sa i përket kodit telefonik, duke shtuar se Bashkimi Evropian ka marrë për obligim që të merret vesh me palën serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025