LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e kryetarit të Drenasit punësohet në BQK

Gruaja e kryetarit të Drenasit punësohet në BQK

Gruaja e kryetarit të Drenasit, Nexhat Demaku është punësuar në Bankën Qendrore te Kosovës, që drejtohet nga Bedri Hamza.

Albulena Zogu Demaku, është pjesë e stafit të BQK-së që nga muaji dhjetor i vitit 2015.


Punësimin e Albulena Zogu Demakut, e kanë konfirmuar për gazetën Fjala edhe nga BQK-ja.

Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka thënë se Demaku aktualisht është në periudhë provuese të punësimit.

“Procedurat që janë zhvilluar janë procedura të rregullta të cilat BQK-ja i aplikon konform politikës për Marrëdhënie Pune dhe procedurave të saja të rekrutimit. Konkursi ka qenë i shpallur në gazeta ditore dhe në uebfaqe. Në procedurën e konkursit dhe përzgjedhjes janë plotësuar të gjitha kriterët e parapara me konkurs”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Kujtojmë që Nexhat Demaku e Bedri Hamza vite me parë kanë qenë edhe bashkëpartiak në PDK, derisa ky i fundit pasi emërimit si guveranor ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, shkruan Gazeta Fjala