Fotoreporteri britanik John Cantlie është në robëri të “Shtetit Islamik” të Irakut dhe Levantit (ISIS) që nga viti 2012. Megjithatë, në vend se të jetë një i burgosur pasiv, ai u bë një armë mediatike për të propaganduar objektivat e grupit terrorist të ashtuquajtur “Shteti Islamik”.
Në videon e re të publikuar gjatë këtij muaji, e cila është realizuar në rrugët e stërmbushura me njerëz të Mosulit, fotoreporteri britanik është paraqitur për herë të parë pas më shumë se një viti.
Ishte ky filmimi i shtatë në serinë me titull “Jep hua veshët tuaj”, në të cilën shihet Cantlie jashtëzakonisht truphollë, pa ndonjë entuziazëm, me ç’rast përsëriti retorikën standarde të ISIS-it se si ata janë “të shkëlqyeshëm” dhe se sa të korruptuar dhe joefikas janë armiqtë e tyre, transmeton “Zëri”
Në këtë rast, Cantlie “vajton” për humbjen e rreth pesë miliardë dollarëve të qytetarëve amerikanë të cilët paguajnë taksat, kurse taksat e tyre janë shpenzuar në bombardimet e “kioskave mediatike” të ISIS-it.
Regjistrimet dhe detajet e kësaj video-serie treguan një pamje shumë më të ndryshme të Mosulit dhe Aleppos nga ajo që ne shohim në mediat tjera.
Sindroma e Stokholmit
John Cantlie gjithashtu ka rubrikën e tij në revistën online të ISIS-it, “Dabiq”, në të cilin ai paraqiti idenë se “një armëpushim me vendet perëndimore është gjithmonë një opsion në ligjin e Sheriatit”.
Që nga paraqitja e tij në këto video incizime, edhe më shumë bëhet e dyshimtë se ajo që është botuar në “Dabiq”, mund të mos jetë shkruar me të vërtetë nga Cantlie, edhe pse nuk ka dyshim sa i përket ndryshimit në vlerën e tij, nga një peng në një mjet për arritjen e objektivave të grupit terrorit ISIS.
Në të vërtetë, ndërsa për herë të parë u shfaq në një veshje portokalli të frymëzuar nga Guantanamo, në filmimet e mëvonshme ai paraqitet në një veshje të thjeshtë të zezë, si ngjyra e preferuar e ISIS-it.
Sindroma e Stokholmit përshkruan sesi pengjet ndonjëherë mund të fillojnë të zhvillojnë ndjenja pozitive ndaj robëruesve të tyre, duke u lidhur shpirtërisht me kriminelët që i mbajnë peng, deri në atë pikë sa tregojnë mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, duke dëshmuar në favor të tyre.
Nuk është habi që pas disa viteve të robërisë Cantlie është duke u përpjekur për t’u përshtatur në çdo mënyrë që të mundë të mbijetojë.
Ai ishte zënë rob nga ISIS-i edhe më parë, dhe ishte liruar në një operacion shpëtimi dramatik të udhëhequr nga Ushtria e Lirë Siriane, pastaj më pas ai kishte deklaruar se “detyrë e çdo anglezi është për të provuar të ikë nëse kapet rob”.
Disa pyesin veten pse gazetari dhe shoku i tij po ashtu i zënë rob, James Foley, u ekzekutua në vitin 2014, ndërsa Cantlie është ende gjallë.
A dëshmon kjo kalimin e tij nga një vëzhgues i luftës në një përkrahës të rolit të ISIS-it në këtë luftë? Motra e tij Jessica kishte deklaruar kohë më parë për “Sunday Times” se “ai beson në të paktën dy të tretat e asaj që ai po thoshte. Ai është një njeri shumë parimor”.
Megjithatë, para se automatikisht të mendohet për skenarin e serisë “Homeland”, ne duhet të mos harrojmë se në atë që është duke bërë ISIS ose që nuk ka bërë, dhe se si ky grup është zhvilluar që nga viti 2012, Cantlie ka njohuri dhe përvojë vetëm “brenda” grupit dhe ndoshta në një mënyrë që vazhdimisht kontrollohet.
Këto nuk janë fjalë të një njeriu të lirë
Gazetari Hala Jaber njoftoi në “Twitter” se fjalët e tij “nuk janë fjalë të një njeriu të lirë”, ndërsa “Reporterët pa Kufij” dënuan dhe e quajtën një metodë “qyqare” përdorimin e pengjeve si reporter.
Pengjet janë monedha të vlefshme në luftë. Ndërsa ekzekutimet e disave u bënë kryetitujt e të gjitha mediave botërore, kurse shpërblimet materiale për lirimin e disa të tjerëve mbushën arkën e ISIS-it, Cantlie ka gjetur një vend në planet e tyre.
Profili i tij dhe stili perëndimor i raportimit, do të thotë se ai ka një vlerë të rëndësishme komunikative për grupin terrorist, imazhi i të cilit është kyç në lidhje me rekrutimin dhe avantazhin taktik.
Ndryshe nga ekzekutimet si në filma horror, incizimet e Cantlie janë të përshtatshme për shpërndarje, dhe mund të gjenden në përmbajtje të rifreskuar për të parë se çfarë po ndodh me të.
Ndërkohë, historia e pengjeve është ende një histori e fuqishme njerëzore e cila shpjegon kompleksitetin e luftës.
Dihet se çfarë personi ishte John më parë. Njeri i guximshëm i cili, kur kishte raportuar nga Siria, fotografoi tankun modern T-72 që kishte drejtuar tytën direkt në të. Një njeri familja e të cilit ka mbledhur tashmë qindra nënshkrime në mënyrë që të kërkojë nga Qeveria britanike për të bërë më shumë për të shpëtuar atë. Ky është një njeri që është bërë “filtrues” për mesazhet e ISIS-it.
A beson dikush në videot e ISIS-it me Cantlie-n? Çdo njeri dyshon për këtë, por strategjia mediatike e ISIS-it është të kërkojë vëmendje dhe të paracaktojë rrëfimet, gjë e cila ka një bazë të fortë për faktin se çdo publicitet është një publicitet i mirë. Për fat të keq, këtë njeri kjo e ka bërë një figurë shahu në mes të luftës, në të cilën ai shkoi vetëm për të vëzhguar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Tre të lënduar pas “përplasjes së dy trenave” në Gjermani
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje