LAJMI I FUNDIT:

Rolling Stones me koncert historik në Kubë

Rolling Stones me koncert historik në Kubë

Grupi legjendar i muzikës rok ka mbërritur në Havanë për një koncert përballë mijëra vetëve. Për dekada, kubanët mund t’i dëgjonin yjet e muzikës rok si Rolling Stones vetëm fshehtas, pasi muzika e tyre qe e ndaluar.

Rolling Stones do të mbajnë koncertin e tyre të parë në Kubë sonte natën (25.03.2016), një moment historik për një bandë roku, muzika e së cilës qe ndaluar dikur nga qeveria komuniste e vendit.
Pasi arriti të enjten, së bashku me tri kolegët e tij të grupit muzikor, Mick Jagger u tha fansave se është i lumtur që ndodhet në Kubë.

“Në karrierën tonë të gjatë ne kemi mbajtur koncerte në shumë vende të veçanta, por kjo shfaqje në Havanë do të jetë një moment historik për ne, dhe shpresoj, edhe për të gjithë miqtë tanë në Kubë”, bëri të ditur grupi muzikor në një deklaratë.


Koncerti që do të mbahet në Ciudad Deportivo pason një moment tjetër historik: vizitën e Presidentit të SHBA, Barack Obama në Kubë pas dekadave të marrëdhënieve të ngrira midis Uashingtonit dhe Havanës. Obama tha se vizita ishte fund simbolik i Luftës së Ftohtë, i konfliktit ideologjik midis qeverive kapitaliste dhe komuniste që nisi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Për dekada me radhë pas Revolucionit Kuban, qytetarët e zakonshëm mund t’i dëgjonin grupe muzikore si Rolling Stones vetëm fshehtas, pasi muzika e tyre ishte e ndaluar në radio.

Ky koncert mbahet pas shfaqjeve në Brazil, Uruguaj, Kili, Argjentinë dhe Meksikë.

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori