Këshilli Ekonomiko-Social (KES) ka propozuar që paga minimale për punëtorët kosovarë të ngrihet në 210. Një propozim i tillë tashmë është dërguar në Qeveri dhe vendimi për ngritje të pagave pritet të merret muajin tjetër, në mënyrë që të fillojë të zbatohet nga janari 2017.
Aktualisht paga minimale në vend është e kategorizuar 130 euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare.
Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë thënë për gazetën “Zëri” se rekomandimet për pagën minimale janë dërguar në Qeveri që Komisioni Profesional për Financa, Ekonomi dhe Privatizim të punojë rreth kësaj çështjeje, bazuar në kriterin se a ka pasur rritje gjatë këtyre viteve, pastaj ky komision do ta prezantojë punën e vet në KES.
“Në takimin e fundit të Këshillit Ekonomiko-Social është kërkuar nga Projekti Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), të bëjë një studim krahasues për modelin e përcaktimit të pagës minimale dhe mesatare, i cili do të ndihmojë komisionin, KES-i dhe Ministrinë. Në kuadër të kësaj, Këshilli Ekonomiko-Social (KES) do të rekomandojë nivelin e pagës minimale në përputhje me kriteret e përcaktuara me Nenin 57 të Ligjit të Punës 03/L-212, dhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ Nr. 09/ 2013, për kriteret dhe procedurën e përcaktimit të pagës minimale në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punës dhënë gazetës.
Ndërkohë Alush Sejdiu, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka thënë se ka vonesa nga ana e institucioneve sa i përket vendimit të pagës minimale, por që është i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë. Ai thotë se në Këshillin Ekonomiko-Social është bërë propozimi që të largohet kategorizimi i pagës minimale si dhe paga minimale të jetë 210 euro deri në 230 euro. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale