Me investimet që janë bërë dhe po vazhdojnë në rajonin e Gjakovës, nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, e që kanë të bëjnë me rritjen e kualitetit dhe furnizimin stabil me energji, është ndarë e kënaqur edhe numri një i kësaj komune, Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila.
“Vlerësimet për bashkëpunimin e komunës së Gjakovës me KEDS-in, janë tejet pozitive. Kjo për faktin se kjo kompani gjatë vitit 2015 dhe muajve të parë të vitit 2016 ka arritur të krijojë një sërë investimesh të cilat kanë ndikuar në përmisimin dhe stabilizimin e energjisë elektrike”, ka deklaruar Kusari Lila.
Kusari Lila po ashtu ka vënë në pah edhe rëndësinë e projekteve që janë në proces e sipër nga ana e KEDS-it për këtë anë.
“Në kuadër të kësaj, vlen të përmenden projektet që janë në proces, siç është projekti për zhvendosjen e furnizimit me energji elektrike nga sistemi mbitokësor në sistemin nëntokësor, në pjesën e Çarshisë së Madhe, si pjesë me rëndësi historike e kulturore për komunën tonë. Gjithashtu, në këtë drejtim përmendim edhe investimin për ndërtimin e një trafostacioni të ri në paralagjen e qytetit në Brekoc, e cila gjithashtu do të ndikojë në stabilitetin e furnizimit dhe cilësisë së energjisë elektrike”, shton Kusari-Lila.
Duke përmendur bashkëpunimin e mirë reciprok të komunës së Gjakovës me Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, Kusari – Lila ka thotë se me të drejtë pret që investimet në këtë drejtim për Gjakovën do të vazhdojnë, meqë edhe kërkesat dhe nevojat e kësaj ane janë të mëdha.
“Bazuar në bashkëpunimin e deritashëm në mes të komunës sonë dhe KEDS-it, me të drejtë presim që investimet e KEDS-it në komunën e Gjakovës nuk do të ndalen, por përkundrazi ato do të shtohen në vitin 2016 dhe në vitet tjera pasuese. Një gjë e tillë është e domosdoshme për banorët e komunës sonë, të cilët kanë nevojë imediate që të kenë qasje të sigurt dhe stabile në energjinë elektrike”, përfundon Kusari-Lila.
Se po punohet në projekte të shumta investive në këto anë e ka konfirmuar edhe Hamdi Kerolli, inxhinier në KEDS dhe mbikëqyrës i projekteve në këto anë.
“Ne kemi shtrirë projekte të shumta në disa zona, që nga qyteti e deri tek fshatrat e thella në të cilat po punohet. KEDS është shumë i kënaqur si me bashkëpunimin që ka me komunën po ashtu edhe me komunitetet përkatëse të banorëve. KEDS do të vazhdojë projektet në bazë të dinamikës së paraparë dhe e tërë kjo do të ndikon në përmirësimin e furnizimit me energji kualitative dhe stabile”, thotë Kerolli.
Në rajonin e Gjakovës janë një sërë fshatrash dhe bashkësishë territoriale ku KEDS po punon në këtë drejtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos