LAJMI I FUNDIT:

Nis largimi i uzurpatorëve

Nis largimi i uzurpatorëve

Largimi i uzurpatorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) nuk po mbetet vetëm në nivel të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Pak më shumë se një muaj pas publikimit të listës së uzurpatorëve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), Policia e Kosovës ka filluar largimin e uzurpatorëve të pronës shoqërore.

Një aksion i tillë ka filluar të martën në Pejë, me ç’rast është larguar uzurpatori nga lokali “Krikos”, i cili kishte një sipërfaqe prej rreth 63 metra.


Megjithatë, shumë uzurpatorë në qytete të ndryshme të vendit vazhdojnë t’i menaxhojnë lokalet që nuk janë pronë e tyre, përderisa blerësit legjitimë mbesin në pritje të reagimit të institucioneve të drejtësisë.

Në qendër të Prishtinës ende nuk ka filluar aksioni i Policisë për largimin e uzurpatorëve nga lokalet e privatizuara, të cilët vazhdojnë të menaxhohen nga të “fortit” e Kosovës.

Gazeta “Zëri” muaj më parë ka botuar një hulumtim 6-mujor, i cili ka nxitur edhe autoritetet që të merren me rastet e tilla të uzurpimeve, ku bëhej e ditur se uzurpatorë të këtyre lokaleve janë zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ish-eprorë të UÇK-së.

Një rast tjetër i botuar javë më parë në “Zëri” zbulonte se Nazmi Murturi kishte përfituar hiç më pak se 1.5 milionë euro në emër të qirasë nga lokali i uzurpuar gjatë një periudhe 8-vjeçare.

Largimin e uzurpatorit në Pejë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Kalo në kategori