LAJMI I FUNDIT:

Sulmet terroriste, Audi ndërpret prodhimin e veturave në Bruksel

Sulmet terroriste, Audi ndërpret prodhimin e veturave në Bruksel

Gjiganti automobilistik, Audi, ka ndërprerë përkohësisht prodhimin e modelit A1 në fabrikën e kompanisë në Bruksel, pas sulmeve terroriste që ndodhën në mëngjesin e së martës.

Tri eksplodime në kryeqytetin e Belgjikës morën jetën e së paku 34 njerëz dhe kjo ka ndikuar që Audi të ndërpresë përkohësisht funksionimin në Bruksel.

Kompania ka njoftuar të gjithë punëtorët që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rrezikut nga sulmet.


Aty punojnë rreth 2.500 punëtorë dhe pritej që të krijoheshin rreth 250 njësi të modelit A1.

Në këtë fabrikë pritet prodhimi edhe i modelit elektrik e-tron që do të vijë në vitin 2018.