LAJMI I FUNDIT:

Premtimet e ministrit Izairi në vendnumëro

Premtimet e ministrit Izairi në vendnumëro

Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi edhe njëherë ka premtuar se Qeveria brenda javës do të mbaj mbledhje dhe do të sjell vendim në dobi të qytetarëve për çështjen e Jugokromit. Izairi për dallim prej para një muaji kur deklaroi se Qeveria do të sjell vendim për mbyllje të Jugohromit, kësaj radhe zbut tonin duke theksuar se brenda javës do të ketë vetëm informatë për opinion dhe jo vendim konkret, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka rezyme por nuk ka përfunduar ende ajo bisedë që e kam thënë atëherë, pra do të duhet gjithsesi sipas asaj që jemi akorduar që të takohemi shumë shpejt, shpresoj brenda javës dhe të ketë një epilog gjegjësisht një informatë për opinionin e gjerë”, deklaroi për Alsat-M, Nurhan Izairi, Ministër i ekologjisë.

Izairi para një muaji kërkoi nga kolegët e tij ministra që të vetëdijesohen dhe të sjellin vendimin për mbylljen e Jugokromit.


“Unë shpresoj se shumë shpejt këto ditë, Qeveria përfshi edhe mua, do të vetëdijësohen do koleg të mi të tjerë që të merret një vendim për këtë çështje, nëse ata do të vazhdojnë me avazin e vjetër, Qeveria të sjell vendimin për ta ndërpre definitivisht”, deklaroi ministri Izairi.

Në bazë të afatit të dhënë herën e fundit nga Qeveria, Jugohromi duhet të vendosë filtrat deri në Tetor të vitit 2016, por me kusht që paraprakisht të merr lejen A të integruar, ky kusht edhe pse kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë, akoma nuk është plotësuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori