LAJMI I FUNDIT:

Sot shqyrtohet puna e PSP-së

Sot shqyrtohet puna e PSP-së

Komiteti i parlamentit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot do ta shqyrtojë raportin mbi punën në gjashtë muajt e parë të Prokurorisë Publike Speciale (PSP-së), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të premten, Këshilli i Prokurorëve Publik ka shtyrë debatin për raportin sepse prokurorja Katica Janeva nuk shkoi në seancë.

Katica Janeva edhe pse ishte e ftuar, ajo nuk u paraqit në sesionin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, ku duheshte të shqyrtohet raporti 6 mujor mbi punën e bërë. Prokurorët vendosën që të mërkurën t’i japin një shans tjetër.


Nga kabineti i Janevës rekomandohet, kush nuk e kupton raportin le të pyetet me letër shtesë. /Telegrafi/