LAJMI I FUNDIT:

Për Ditën e Poezisë, Matoshi risjell ndryshe vargjet e lotit për Nanën dhe Beben e saj!

Për Ditën e Poezisë, Matoshi risjell ndryshe vargjet e lotit për Nanën dhe Beben e saj!

Për hir të 21 Marsit, Ditës Botërore të Poezisë, poeti Halil Matoshi risjell versionin e ri të poezisë së pëlqyer për Rebeka Rexhepin, e cila ditë më parë humbi betejën me kancerin, duke prekur zemrat e shqiptarëve kudo që ata janë. Meqë poezia e tij, e shkruar si refleksion momenti u pëlqye dhe emocionoi lexuesit, Matoshi e rilexoi dhe thotë se “mundet me u ba ni poezi e vërtetë”! Më poshtë mund ta lexoni versionin e ri të kësaj poezie.

“1. Hyjneshat në fron

– për Xheraldina Maria NANËN dhe BEBEN e saj –


Na ishte ni herë ni NANË dhe e kishte ni çupëz sa troha

Papandehun ni ditë BEBA – ajo po vallëzonte me retë…

Dikur seç iu tek bebës me u s’mu e naze me bâ si princeshë e përlotun

Masanej kukullat i braktisi dhe ngat e donte sall NANËN

dhe librat me mrekulli zgjimi

Dhe u nis udhëve të botës ec e ec e ec…

me e gjetë ni strehë për shpirtin e NANËS

ku s’ka dhimtë po andrra me princa…

E njoh ni grue me emnin e mbretneshes shqyptare

po ma shum i get Nositit lasgushian qe heq nga vetja copa mushknishë e melqie me e ushqye zogun e vet n’flat’rim…

Shkul veten – jep asaj – me e mbajtë të gjallë, jetë me i dhanë!

Qe s’fle me netë e ditë me i sjell pak gjumë BEBES së saj!

Qe grith qiellin per me i sjell fresk BEBES kur ka zjarmi!

çel gojën si flaut me flatra me marrë zâ nga tâna kanarinat e rruzullimit

me ia këndu ninullat ma t’bukura e me ia ndjell gjumin…

E njoh ni NANË qe e bânte dyfish ma vigane luftën e BEBES së saj!

Me jetue!

E njoh ni NJERI qe âsht shkri për Njeriun

Por BEBA qy kryeneçja nihere’ hodhi ‘barbikat’ përpjetë qiellit iku

e NOSITI ende heq e jep

Frymën – qe kujtimi i BEBES me rr’nue si sinonim i luftës titanike për jetë!!!

Në ni pentagram qe vend notash ka nga ni sumbull si lot!

BEBA – ajo tash të buzëqeshë nga naltë NANË, ajo tash – jam i bindun – ka me u kujdesë për ty;

Ajo âsht ENGJELLI Yt qe të rri pranë;

te shoqnon kur vetmon…

të jep bukë e ujë me lugë florini kur ke uri;

të mbulon me plaf andrre kur nerth e kur vuen ka me t’ngushllue;

Ti nuk je vetëm NANË

Ti je Toka ku BEBA ka me pushue nga sot e deri në -The End-in e Tomy & Jerry

…na ishte ni herë BEBA dhe kallxuesja e radiopërrallave NANË

E sheh ni qytet i tanë janë me Ty tuj vetmue – sepse BEBA âsht shndrrue n’heroinë që heq ndryshkun syve

Shigjeta vet âsht në duart e Erosit kundër Tanatosit

BEBA – ajo po i mbronte fëmijtë e këtij qyteti nga frika e ni loje finale me jetën që t’rritunit i thojnë vdekje

BEBA – asht përzie me ajrin dhe aromat e tana luleve në Kosovë NANË!

BEBA – ajo po flen, mos e zgjoni!

E gjumi i saj zgjat sa mosha e botës

‘Edhe ashtu tre të katërtat e njërzimit në çdo kohë janë në varreza’ – tha Ernesto Sabato

pak para se me e gjetë atdheun parak dhe ra në gjumin final!

E njoha Rebeken kurrë pa e pa, ajo mas flut’rash ngiste

Ajo në secilen princeshë të kësobotshme giste’

E njoha përmes luftës së NANËS me lubi e përbindsha t’pa pamë

NANA – ajo luftën kundrejt vdekjes e bâni lojë ”Dita-Nata…”

ose “Fluturon, fluturon…”

art e bâni dhembjen qe ia thyen eshtnat fjalës dashuni

k’putë secilen nanogrimcë shpirti

e nga loti i saj sa globi monumenti i zemrës p’ej NANE ka me u bâ

për dëshmi se secila NANË në botë asht Titanike!

Dhe BEBE âsht e qanë!” (sic.). /Telegrafi/