LAJMI I FUNDIT:

Albanian ICT Awards vijoi me tre takime në Prishtinë, Durrës dhe Shkodër

Albanian ICT Awards vijoi me tre takime në Prishtinë, Durrës dhe Shkodër

ICTSmedia dhe ata që besojnë në potencialin e trevave shqipfolëse në sektorin e teknologjisë së informacionit, për vite me radhë me një konkurs ka përmbushur qëllimin kryesor të identifikimit dhe shpërblimit të maratonomakëve të sektorit ICT në trevat.

Durrësi dhe Shkodra ishin dy destinacionet e reja të Albanian ICT Awards ditën e sotme. Gjithashtu, krahas dy takimeve në qytetet e lartpërmendura, u mbajt edhe një i tretë në Prishtinë pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacioni pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mirëpriti ekipin organizativ të Albanian ICT Awards. Hapjen e këtij takimi e bëri Senada Bushati, drejtore e departamentit të Shkencave Kompjuterike, ndërsa më pas pjesëmarrësit u informuan për kriteret e vlerësimit dhe format e aplikimit në garën mbarëkombëtare.


Takimi i dytë dhe i pari i këtij lloji në këtë qytet zuri vend në kryeqendrën e veriut, në Shkodër. Nxënësit e Shkollës Austriake dhe entuziasmi i tyre foli për një realitet krejt ndryshe në këtë qytet. Fjalën hapëse të takimit e bëri Michael Maschek, profesor pranë këtij institucioni.

Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë gjithashtu mirëpriti një tjetër takim në kuadër të informimit dhe ftesës për aplikantë potencialë në konkursin mbarëkombëtar. Hapja e takimit u bë nga Myzafer Shala, pedagog pranë këtij Universiteti, ndërsa fjalën e mori Ardian Alaj për detajet të konkursit.

Dita e sotme e dërgoi në 15 numrin e përgjithshëm të takimeve të organizuara, ndërkaq dita e nesërme, falë bashkëpunimit mes ICT Awards, Institutit “Harry Fultz” dhe Oficina, do të mbahen disa takime të tjera me nxënës të shkollave të mesme.

Ditën e shtunë ekipi rikthehet në Shkodër, pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Fakultetit të Shkencave të Natyrës – Dega Informatikë, ku studentët do të prezantohen me vizionin e kësaj nisme mbarëkombëtare.

Data 31 Mars ngelet në fuqi si afati përfundimtar i pranimit të aplikimeve përmes ueb-faqes ictawards.org. (ICTSmedia). Për pamje nga aktivitetet, klikoni: KËTU. /Telegrafi/

ICT 1 ICT 2 ICT 4 ICT 5 ict