LAJMI I FUNDIT:

KEK-ut i anulohet tenderi i ‘kurdisur’ (Dokument)

KEK-ut i anulohet tenderi i ‘kurdisur’ (Dokument)

Është anuluar tenderi i ‘kurdisur’ Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për furnizim me difuzer dhe valvula, sepse inicimi i këtij aktiviteti të prokurimit nga KEK është në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

Paneli shqyrtues i Organit të Prokurimit konstatoi se në dosjen e tenderit, specifikimet teknike përmbajnë paqartësi dhe se kërkesat nuk përshtaten me provat e dokumentuara, andaj i rekomandon KEK-ut që dosja e tenderit të jetë në pajtim me nenin 27 dhe natyrën e këtij aktiviteti të prokurimit dhe nenit 7.6 të LPP-së.

Pala ankuese pretendon se Autoriteti Kontraktues, në këtë rast KEK-u, me rastin e vlerësimit të ofertave nuk ka respektuar pikën 4.1 FDT- variantet.


Duke u bazuar në sqarimet e dhëna në raportin e ekzistues, ekipit teknik i ka propozuar Panelit shqyrtues, që ky aktivitet i prokurimit të anulohet dhe të ritenderohet nëse edhe më tutje ka interes Autoriteti Kontraktues. /KP/

KEK tender 1

KEK tender 2

KEK tender 3

KEK tender 4