Marrëveshja e arritur sot në Bruksel mes BE-së dhe Turqisë përmban masa të pazakonta dhe të përfolura, ku më spektakolarja është kthimi i të gjithë migrantëve të rinj që mbërrijnë në Greqi drejt Turqisë duke filluar nga 20 marsi, përfshirë edhe azilkërkuesit.
Kthimi i migrantëve
Gjithë migrantët e rinj të parregullt që vijnë nga Turqia në ishujt grekë duke filluar nga 20 marsi do të kthehen. Kjo masë e përkohshme dhe e jashtëzakonshme synon t’i japë fund kalimeve të rrezikshme të detit Egje dhe të shpërbëjë biznesin e trafikantëve.
Që rikthimi i azilkërkuesve të mos shkelë ligjet ndërkombëtare, marrëveshja garanton që të gjitha kërkesat për azil do të jenë objekt i një shqyrtimi individual në ishujt grekë, që përbën një sfidë logjistike që do të jetë e vështirë për t’u realizuar.
Një për një
Për çdo sirian të kthyer drejt Turqisë nga ishujt grekë, një tjetër sirian do të merret nga Turqia drejt BE-së, parashikon projektmarrëveshja. Prioritet do t’i jepet migrantëve që nuk janë përpjekur të shkojnë ilegalisht në BE.
Për të garantu ar shtetet anëtare dyshuese përballë premtimeve të reja për pritje, projekti parashikon një nivel prej 72 000 migrantësh gjithsej, sipas kuadrit të angazhimit të marrë nga vendet e BE-së por ende të pakonkretizuar.
Nëse numri i migrantëve të pranuar do t’i afrohet këtij niveli, mekanizmi do të rishikohet dhe nëse numri kalon këtë nivel mekanizmi do të bllokohet.
Liberalizimi i vizave
Një nga kërkesat e Ankarasë është përshpejtimi i liberalizimit të vizave për shtetasit turq drejt Evropës deri në fund të qershorit 2016.
Por Ankaraja duhet të përmbushë gjithashtu 72 kritere që i janë paraqitur, ku disa diplomatë dyshojnë mbi mundësinë e një prespektive të tillë. Pra data e qersoshrit është një objektiv i vendosur, ambicioz, por jo një premtim.
Ndihmë financiare
BE-ja angazhohet të përshpejtojë dhënien e tre miliardë eurove q ë i janë premtuar më parë Turqisë për përmirësimin e kushteve të jetës të rreth 2,7 milionë refugjatëve që ajo pret.
Kur këto burime të janë duke u mbaruar dhe me kusht që Turqia të respektojë disa angazhime mbi përdorimin e tyre, BE-ja do të mobilizojë një financim shtesë prej tre miliardë eurosh deri në fund të vitit 2018.
Aderimi në BE
Qiproja kishte kërcënuar se do të bllokonte marrëveshjen me Turqinë, pasi është kundër premtimit që i është bërë Ankarasë për një hapje të shpejtë të një kapitulli të ri në negocimet e saj për aderim në BE.
Përfundimisht, formula e kompromisit të arritur citon vetëm një kapitull. BE-ja dhe Turqia vendosën të hapin kapitullin 33, që përkon me çështjet buxhetore, gjatë presidencës holandeze, që përfundon në fund të qershorit.
Ndërsa puna përgatitore për hapjen e kapitujve të tjerë do të vaz hdojë me një ritëm të përshpejtuar pa paragjykim ndaj pozicionimeve të shteteve anëtare sipas rregullave ekzistuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez
Abramovich nuk ka paguar tatime prej 1 miliard funteve në Britani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale