LAJMI I FUNDIT:

Supermarketi që shet produkte me afat të skaduar (Video)

Supermarketi që shet produkte me afat të skaduar (Video)

Në Kopenhagën është themeluar një supermarket i quajtur “Wefood” i cili shet mbeturina që hidhen pa nevojë nga njerëzit – transmeton RTV Dukagjini.

Per Bjerre është menaxhere e dyqanit. Ajo shpreson që supermarketi mund të vetëdijesoj njerëzit për mjedisin, të ardhurat e ulëta që zotërojnë dhe të zvogëlojë mbeturinat në mënyrë globale.

“Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për atë se çfarë janë duke bërë. Çdo vit më shumë se 700.000 ton ushqim hidhen si mbeturina që nuk është aspak e nevojshme sepse mund të konsumohet nga dikush, së paku nga një njeri i varfër”.


Kurse sipas saj, në mbarë botën në bazë të statistikave hidhen rreth 1.3 miliard ton ushqim.

Pjesë e mallrave që shiten janë edhe ato që hidhen para datës që ju tejkalohet afati. Arsye kjo sepse beson që hidhen shumë kohë më parë.

E veçanta është se nga konsumatorët, supermarketi është pritur shumë mirë, madje kanë qenë të ngazëllyer deri sa është hapur.

Bjerre ka thënë që supermarketi nuk e detyron askënd që të bëhet pjesë e tij, klientët mund të blejnë sipas dëshirës së tyre. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gfqHU0MYw70