LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Nuk kam kompetenca për ta ndryshuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Gruevski: Nuk kam kompetenca për ta ndryshuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka deklaruar se qëndron pas të njejtit mendim me atë të vitit 2009, kur u vendos që kryetarit të shtetit t’i hiqet e drejta për të faljur të dënuar për parregullsi zgjedhore, drogë, pedifoli, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më tej, lideri i VMRO-DPMNE-së shton se nuk ka kompetenca për të ndryshuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shfaqur bindjen se Kryetari i shtetit nuk do ta keqpërdor funksionin e tij.

Në pyetjen e gazetarëve rreth deklaratës së ambasadores gjermane, Christine Althauser, se mund mos të ketë zgjedhje më 5 qershor, Gruevski deklaroi se duhet të respektohet vendimi i këtij shteti, posaçërisht i Kuvendit, që përcaktoi 5 qershorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Ambasadorja gjermane në Shkup: Nuk është e sigurtë nëse do mbahen zgjedhjet më 5 qershor