Në urdhrin për largim me forcë, Boiken Abazi pos që ngarkohet me përgjegjësi penale, ngarkohet edhe me përgjegjësi të “kërcënimit të rendit dhe sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës”. Megjithatë, me asnjë fjali nuk arsyetohet se si e shkakton këtë rrezik.
Policia e Kosovës e ka ngarkuar me pesë vepra penale, Boiken Abazit si arsyetim për ta dëbuar nga Kosova.
Por, Abazi, nuk ka kryer asnjë vepër penale në Kosovë dhe nuk është fare nën hetime.
Këtë fakt e ka pranuar vetë Policia e Kosovës, derisa është arsyetuar se në Urdhrin për largim me forcë është përvjedhur një gabim teknik kur ka shkruar se Abazi ka kryer pesë vepra penale.
“I njëjti (Boiken Abazi v.j.) është larguar se ka kundërvajtje, e jo vepër penale. Aty në njëfarë mënyrë është një gabim teknik i përvjedhur. Ndryshe, ai nuk ka vepër penale por vetëm kundërvajtje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Këtë përgjigje Kelani e ka dhënë kur është pyetur nga Insajderi se si mund të dëbohet dikush derisa është nën hetime apo i akuzuar për pesë vepra penale dhe si mund të sigurohet prania e tij në procedurë, derisa i ndalohet hyrja në Kosovë për dy vjet.
Në urdhrin për largim me forcë, Abazi pos që ngarkohet me përgjegjësi penale, ngarkohet edhe me përgjegjësi të “kërcënimit të rendit dhe sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës”.
Megjithatë, me asnjë fjali nuk arsyetohet se si e shkakton këtë rrezik.
Në urdhrin për dëbim thuhet se “më 16 mars 2016, Boiken Abazi, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë”.
Gjatë procedurës së verifikimit të hyrje – daljeve në Kosovë, thuhet se është konstatuar se Abazi ka pasur daljen e fundit nga Kosova më 3 shkurt 2016 dhe nuk ka të dhëna të hyrjes së ligjshme në Kosovës pas kësaj date.
“Andaj, i njëjti në mënyrë të paligjshme ka hyrë dhe qëndruar në Republikën e Kosovës në kundërshtim me dispozitat nga ligji për të huajt. Gjatë përllogaritjes së qëndrimit të tij në Kosovë është konstatuar se ka konsumuar afatin 90 ditor të qëndrimit në Kosovë në periudhën kohore prej gjashtë muajve”, thuhet në urdhrin për dënim.
“Duke u bazuar në evidencat e Policisë së Kosovës si dhe sistemit SIPK i njëjti ka pesë raste të hapura për vepra të ndryshme penale gjatë qëndrimit në territorin e Kosovës”, ka theksuar Policia.
Duke u bazuar në këto konstatime, “Policia ka ndërmarrë masën e dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës pasi që prania e tij përbënë kërcënim për rendin dhe sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës”.
Policia ka thënë se vendimi është i bazuar dhe është nxjerr në konsultim me prokurorin.
“Sa i përket urdhrit për dëbim, Policia është konsultuar me prokurorin dhe çdo veprim që është bërë është bërë në konsultim me prokurorin”, ka thënë Kelani.
“Prokuroria e ka dhënë lejen që ai duhet të dëbohet. Prokurori ua ka dhënë të drejtën për depërtim por ka vetëm kundërvajtje e jo vepër penale. Zyrtari që e ka mbush, e ka bërë një gabim që ju ka përvjedhur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.
Përgjigja me shkrim e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës është përgjigjur ndërkohë edhe me shkrim lidhur me çështjen e dëbimit të Boiken Abazit.
“Policia e Kosovës, në mbështetje të nenit 97 të Ligjit për të Huajt nr. 04/L-219 dhe nenit 8 paragrafit 1 të udhëzimit administrativ (MPB) NR. 09/2014, Për kthimin e të huajve me qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës, është nxjerr urdhër për largim të personit B.A. pasi i njëjti gjatë qëndrimit të tij në RKS ka rënë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji”, thuhet në një përgjigje të Policisë.
Policia ka thënë se të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore, kryesisht që ndërlidhen me ligjin për të huaj dhe organin kompetent.
“Personi i dëbuar nga Kosova ka pasur pesë (5) raste, ku shumica prej tyre janë të mbyllura apo në raste të hapura procedurë të rregullt, për çka i njëjti nuk ka urdhër arrest as letër rreshtim ndërkombëtar, apo ndonjë kërkesë të prokurorisë apo gjykatës për arrestim apo paraqitje para këtyre organeve”, ka thënë Policia.
“Kështu që ç’do veprim apo vendim i organeve të drejtësisë i cili mund të merret lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës e zbaton”, thuhet në përgjigjen e pyetjes së si mund të dëbohet dikush që ka Pesë vepra penale. /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Burgim i përjetshëm”, avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit