LAJMI I FUNDIT:

Kjo është “gruaja më e rrezikshme në botë” për të cilën askush nuk e di ku gjendet (Foto/Video)

Kjo është “gruaja më e rrezikshme në botë” për të cilën askush nuk e di ku gjendet (Foto/Video)

Bashkëshortja e njërit prej sulmuesve në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe në një dyqan të hebrenjve në Paris, Hayat Boumeddiene (28), ka një vit që është në arrati dhe konsiderohet si njëra prej terroristeve më të kërkuara në Francë.

Shpesh quhet si terroristja më e kërkuar në botë, dhe edhe sot e vetmja gjë që dihet për të është se një ditë pas masakrës në Paris në vendkalimin kufitar Tel Abijad në Turqi, ka kaluar në territorin e Sirisë që kontrollohet nga Shteti Islamik, transmeton Telegrafi.

Në urdhër arrestin e lëshuar nga policia franceze, ajo përshkruhet si “jashtëzakonisht e rrezikshme”, kurse për këtë kanë arsye të mjaftueshme.


Gruaja me e rrezikshme 2

Ajo është mjaft mirë e trajnuar për përdorimin e armëve të zjarrit, që është një kombinim shumë i rrezikshëm duke marrë parasysh pikëpamjet e saj politike, ku ajo shpesh paraqitet në video propagandistike të ashtuquajturit Shteti Islamik.

E lindur si një prej shtatë fëmijëve në një familje me prejardhje algjeriane, jeta e saj u shndërrua në ferr kur nëna e saj vdiq në vitin 1994, kur Boumeddiene ishte vetëm gjashtë vjeçe.

Prej atëherë, ajo filloi të bredhë nga një familje në një familje tjetër që përkujdesej për të, dhe askund nuk ka mundur të zë vend për shkak të sjelljeve agresive.

Dhe kështu në moshën 21-vjeçe u njoftua me Amedi Coulibaly, një djalë të ri i cili nga një kundërvajtës i ri u shndërrua në një islamist të fortë në burg, ku edhe është takuar një nga njerëzit e Al-Kaedës i cili rekrutonte të rinj të tipit të tij.

Boumeddiene ndryshoi brenda natës. Ajo madje humbi punën e asistentes në një dyqan, për shkak të insistonte që gjithmonë të bartë mbulesë nga koka në këmbë. Por policia vazhdimisht i përcillte.

Gruaja me e rrezikshme 3

E kishin të qartë se çifti i ri ishin ngatërruar në rrjetin e terroristëve të Al-Kaedës, të cilët i kishin radikalizuar edhe më shumë. Dhe kështu deri në dhjetor të vitit 2014, policia krejt papritmas humbi gjurmët e tyre.

Por më vonë është konstatuar se ajo nëpërmjet Madridit kishte udhëtuar në Turqi për tu futur në Siri, kurse bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit Kouassi, ishin futur fshehtazi në Paris nga 7-9 shkurti i vitit të kaluar për të krijuar kaos.

Sherif dhe Said Kouassi ishin futur në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”, ku vranë dy policë, tetë redaktorë dhe gazetarë dhe dy persona tjerë, dhe më pas ikën nga vendi i ngjarjes.

Arsyeja kryesore pse kishin vendosur të sulmojnë këtë redaksi ishte përqeshja e Shtetit Islamik, organizatë kjo që këta tre terroristë ishin betuar për besnikëri.

Në të njëjtën ditë, Coulibaly qëlloi një hebrenj dhe të nesërmen vrau një police gjatë detyrës. Dhe kështu më 9 shkurt, u fut në një dyqan ku vrau katër persona, por tentativat e tij nuk shkuan larg pasi u vra nga njësitë speciale të policisë franceze.

Vëllezërit u vranë asokohe në ndërtesën e një kompanie në të cilën gjithashtu kishin mbajtur peng civilë, derisa kjo krizë i zgjidh nga komandot franceze.

Për vetëm tre ditë janë vrarë 17 persona, kurse ajo që i ka përcjellë gjatë gjithë aksioneve dhe trajnimeve, tash e një vit është duke qëndruar tek Shteti Islamik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori