Janë bërë bashkë një grup artistësh dhe kanë shkrirë përvojën e tyre në një film të metrazhit të gjatë. Fjala është për filmin “Zonjusha”, më skenar të Besart Sllamnikut e Lulzim Bucollit dhe me regji të Genc Berishës.
Ky film për narracion ka lojën e tre gangsterëve lokal, të cilët ngarkohen për një punë që, asnjëherë nuk e kanë përfunduar, mirëpo shuma e majme dhe krenaria e tyre i shtynë që ta pranojnë këtë sakrificë. Rrugës, ata përballen me probleme të njëpasnjëshme dhe fare në fund e kuptojnë se ishin futur në një kurth.
Bisedoi: Gazmend Kajtazi
Tema e filmit është imagjinative dhe nuk koincidon me realitetin kosovar.
Ekipi i filmit mendon se ky projekt do të komunikojë ndjeshëm me publikun, duke patur parasysh se gjuha e filmit është pothuajse e njëjtë më atë të rrugës, dukuri kjo që hasët edhe në filmat amerikan.
Procesi i realizimit të këtij rrëfimi ka qenë një sfidë e vërtetë për tërë ekipin e filmit. Aktorët, përveç lojës, kanë qenë të shtyrë; që të bëjnë edhe punë të tjera rrethanore, vetëm e vetëm që filmi “Zonjusha” ta shoh dritën e realizimit. Thënë shkurt, ky film është një dëshmi se si bëhet filmi edhe me pak para.
Nisur nga bartësit e roleve kryesore, si dhe zhanri krim-komedi, pritet që filmi t’i ketë shikuesit e vet si dhe vlerësimin meritor për lojën e aktorëve dhe ekipit realizues.
Po si e kanë përjetuar, secili në mënyrën e vet angazhimin në këtë film, lexoni në vazhdim.
Si do ta perceptojë publiku zhargonin e pazakontë të filmit “Zonjusha”?
Regjisori dhe producenti i filmit “Zonjusha”, Genc Berisha, thekson se ky film për të ka qenë një sfidë e madhe. “Ky film ishte edhe një risi në punën time si regjisor. Mund të them se ‘Zonjusha’ kishte një ndikim të madh artistik dhe ishte një eksperiencë e veçantë që nga fillimi e deri në fund. Ai, është i mendimit se me anë të karaktereve, ata i janë afruar realitetit të gjuhës që përdoret në rrugë. “Mendoj se publiku do ta mirëpres filmin”, thotë Berisha.
Ai ka lavdëruar kontributin e aktorëve në film, duke thënë se merita kryesore u takon atyre. “Përveç aktrimit, aktorët kanë kontribuar edhe në forma tjera për filmin. Prandaj ata kanë një meritë të veçantë në realizimin e “Zonjushës”
Në këtë film, është angazhuar edhe aktori Armend Baloku, i cili nuk e ka fshehur kënaqësinë që iu kishte dhënë rasti për një rol të tillë. “Me disa nga aktorët ishim partner për herë të parë dhe vërtetë ishte kënaqësi. Ekipi prapa kamerave, ishte shumë profesional. E ne, aktorëve s’na mbetej asgjë tjetër, përveç të kryenim punën tonë”. Ai është i mendimit se tek aktori është padyshim i rëndësishëm talenti, por studimi apo thellimi në karakteristikat e personazhit që do ta interpretosh, është një rrugë që kërkon mund për të gjetur informatat që të duhen për ndërtim të karakterit, si dhe është shumë e rëndësishme edhe përvoja personale.
“Besoj fuqishëm se nëna e imagjinatës, pra ajo që e lind dhe e forcon imagjinatën tek aktori, është padyshim leximi”, mendon Baloku. Sipas tij, një aktor me imagjinatë të shpejt dhe të veçantë është edhe partner i mirë, sepse lehtësohet procesi. Poashtu ai thotë se provat e vazhdueshme bëjnë që aktori të tjetërsohet.
Baloku ndanë mendimin e tij se publiku kosovar do ta mirëpres filmin, pa marrë parasysh gjuhës që përdoret aty. “Ne,shpesh dëgjojmë shprehje të tilla edhe tek autorët e mëdhenj. Psh. dramaturgu Edwar Albee në shfaqjen “Lojë martese”, ka përdorur mjaft shprehje të tilla. Kjo shfaqje para disa muajve u dha edhe në Kosovë dhe nuk pati reagime vulgare. “Aty përdoren shprehje që ndoshta nuk mund t’i gjejmë kudo”, thotë Baloku. Ai, ka lavdëruar edhe punën e regjisorit Berisha, të cilin, sipas tij e karakterizon thjeshtësia, korrektësia dhe profesionalizimi.
Aktori, producenti e njëherësh edhe koskenaristi i filmit “Zonjusha”, Besart Sllamniku, thotë se filmi e ka një jetë më ndryshe nga prodhimet e tjera artistike. “Drafti i parë i skenarit ‘Zonjusha’ është shkruar më 2004 së bashku me Lulzim Bucollin, atëkohë të dy, studentë të aktrimit. Nevoja e parë dhe e vetme për aktorin është që të kesh mundësi të luash, si në teatër po ashtu edhe në film, dhe pikërisht mungesa e aktiviteteve në atë kohë na ka shtyrë që të shkruajmë, me shpresë se do të realizohet dhe do të luajmë për të parën herë në një film të metrazhit të gjatë”, thotë Sllamniku.
I pyetur për angazhimin e tij, Sllamniku u shpreh se sikur ndjente një mall që të angazhohej në një film ku, do të jetë vetëm në cilësinë e aktorit. “Po e them këtë sepse është jashtëzakonisht punë e mundimshme të prodhohet një film, meqë ai, është një ndër veprimtaritë më të shtrenjta artistike në botë, dhe si i tillë është shumë vështirë të punohet kur nuk ke kurrfarë përkrahje financiare”.
Sllamniku, më pas ka shtuar se shikuesi kosovar, tashmë është mësuar ta dëgjojë zhargonin, dialektin, fjalët eksplicite në filmat amerikan. Publiku ynë, shton ai, është kalitur me këtë rutinë të dhunës, romantikës, dramës, seksit, vullgaritetit dhe, si i tillë, prandaj filmin e konsideron si fenomen.
Filmi “Zonjusha” i përket zhanrit të komedisë dhe krimit, dhe ngjarja trajtohet nga disa gangsterë të cilët nuk është e mundur të flasin gjuhën e unifikuar, sepse në mungesë të shkollës, atyre iu mungon edhe gjuha e mirëfilltë”, ka sqaruar ndër të tjera Sllamniku.
Aktorja e njohur Edona Reshitaj, në filmin “Zonjusha” paraqitet si rol mysafir dhe përveç lojës, në këtë film është angazhuar edhe për kostumet dhe grimin. Ajo në rrëfimin e saj për tërë procesin nëpër të cilin ka kaluar filmi, ka ndarë këtë opinion: “Si proces, filmi, ka rrjedhur shumë lehtë dhe relaksueshëm, për shkak se Genci dhe Besarti janë përgatitur në detaje shumë kohë më parë, duke analizuar tekstin, skenat, gjetjen e lokacioneve, takimet me aktorë dhe gjithçka tjetër. Në setin e xhirimeve jemi marrë vetëm me pjesët artistike, gjë që e bënë këtë film mjaft të realizuar si një produkt final”.
Ndërsa për sa i përket temës që shtjellon filmi dhe gjuha që përdoret aty, Edona është e mendimit se filmi “Zonjusha”, si i tillë, del është goxha i guximshëm dhe i veçantë. Madje, sipas saj, publiku kosovar sheh çdo ditë femra “trendi” me zhveshje banale dhe të pakuptimta, videoklipe gati sa pornografike, shprehje eksplicite nga figura “të rëndësishme” shtetërore…“Nëse pak kanë sens për film, atëherë do ta presin, ashtu siç duhet”, thotë Reshitaj. Ajo, flet me miradije për punën dhe bashkëpunimin që ka ekzistuar ndërmjet ekipit realizues me regjisorin Genc Berisha duke shtuar se Genci është një regjisor shumë kreativ, me ide të reja, të guximshme dhe që e njeh shumë mirë teknikën e realizimit të filmit”.
Nga ana e tij, koskenaristi i filmit Lulzim Bucolli, ka theksuar se skenari i filmit “Zonjusha”, është skenari i parë që e ka shkruar në bashkëpunim me Besartin, bashkëpunim të cilin e ka vlerësuar shumë lartë. “Ky skenar është një shtytje e madhe për të vazhduar me shkrimin e skenarëve me tema më ndryshe”.
Aktori i radhës Dukagjin Podrimaj, procesin e realizimit të një filmi e sheh të ndërlidhur fuqimisht edhe nga buxheti dhe profesionalizmi i ekipit. Mirëpo, në këtë projekt, përkundër mungesës së buxhetit, profesionalizmi nuk ka munguar në asnjë fazë të produksionit. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur me rrjedhshmërinë dhe rezultatin e këtij procesi. Ka qenë një eksperiencë dhe satisfaksion profesional për mua”. Podrimaj shton se skena tashmë është bëtë pjesë e jetës së tij. Ai ka rikujtuar se së fundmi ka qenë pjesë e shfaqjes teatrale “Ferma e Kafshëve” nga regjisori Ilir Bokshi, ku ka portretizuar karakterin e Bokseri-t, në shfaqje, e cila ka kërkuar shumë përkushtim dhe kishte në brendësi një kërkese kolosale për koordinim. Sikundër në Fermën e Kafshëve, roli i tij, i paramilitarit/përdhunuesit serb në filmin “Rooftop Sonata” të Edon Rizvanollit, kishte nevojë për një përqendrim të fortë psikik dhe bashkëpunim në nivel shumë intim me bashkë aktorët. “Dua të them që këto dy projekte ishin, së fundmi, pjesë e filmografisë dhe teatrografisë sime, të cilat kërkonin atribute shumë të ndryshme aktoreske nga njëra tjetra” ka thënë Podrimaj.
Edhe Dugi mendon se filmi do të komunikoj pa asnjë problem me publikun. “Qasja në botën moderne qoftë përmes internetit, televizionit, kinemasë, apo edhe vizitave fizike, kanë kontribuar që sot publiku kosovar të jetë shumë më i gatshëm për projekte të tilla”.
“Kisha kënaqësinë që isha i përzgjedhur nga regjisori Genc Berisha, i cili ka një atribut shumë të veçantë: dhënien e lirisë, aktorit. Jam ndjerë shumë i relaksuar dhe i hapur për të komunikuar me të. Ai i ka pranuar sugjerimet e mia, idetë, kuptohet gjithmonë rreth karakterit dhe punës time aktoreske. E vlerësoj Gencin shumë për punën e tij”, thotë Podrimaj.
Aktori Besnik Krapi, i cili poashtu luan në këtë film, angazhimin e tij e konsideron të shkëlqyer. “Ka qenë një proces i zakonshëm, por jo i rëndë edhe përkundër faktit që nuk kanë pasur ndonjë fond ose mbështetje financiare, dmth produksioni me kapacitetet e tyre janë munduar përtej maksimumit që të kemi”.
Krapi mendon se |publiku kosovar, tashmë është i formuar dhe i ngritur, që të pranojë e vlerësojë çfarëdo zhanri të filmit përderisa është i punuar mirë dhe i motivuar sa duhet”. Edhe ky, flet me pietet për regjisorin Berisha, të cilin e cilëson si të veçantë në punë. “Genci e do shumë filmin dhe nuk të streson gjatë punës”.
Edhe për aktorin Muhamed Arifi, filmi “Zonjusha”, ka qenë një proces jashtëzakonisht i mirë. “Është bërë një punë serioze dhe profesionale me një vullnet të madh”, thotë Arifi. Ai thotë se puna që ka bërë me regjisorin Genc Berisha, ka qenë tejet profesionale. “Genci është një regjisor që nuk e sheh kurrë nervoz. Kënaqesh duke punuar me të”, përfundon aktori Arifi.
Cilat janë sfidat me të cilat përballët kinematografia kosovare?
Të bësh film pa buxhet nuk është e lehtë. Por, kjo ndodh shpesh në Kosovë, duke pasur parasysh se mundësitë materiale janë të pakta, prandaj akëcili që dëshiron të bëj diçka në këtë fushë. duhet të mendojë edhe për thithjen e ndonjë fondi, siç di dhe mundet.
Por, përkundër rrethanave të këtilla, producenti dhe aktori Besart Sllamniku shfaq optimizëm të theksuar kur bëhet fjalë për zhvillimin dhe sukseset e kinematografisë kosovare. Ai është i mendimit se, filmi ynë po ecën në rrugë të mbarë, por jo me tempon e duhur. “Po e them këtë, sepse kur e analizon se filmat në botë prodhohen për t’u shikuar në kinema, dhe nga të hyrat e kinemasë bëhet një bazë për prodhimin tjetër, atëherë ne jemi shumë larg”, shprehet Sllamniku. Ai thotë se në një qytet ku funksionon vetëm një kinema, është pasqyra reale e kinematografisë së një vendi.
“Filmit kosovar i mungon industria, buxheti, përkrahja…”, shton aktorja Edona Reshitaj, e cila megjithatë shprehet se jetojmë në një kohë të vështirë për artistët, kohë kaotike me një labilitet të vlerave, gjë që e vështirëson një renditje të duhur për rolin e femrës si aktore. “Në vendin tonë, të jesh aktore është sakrificë: humb shumë momente të rëndësishme familjare, jep shumë nga shpirti, nuk shpërblehesh siç duhet, paragjykohesh…”.
Ndërsa regjisori dhe producenti Genc Berisha thotë se filmit kosovar i mungon një ekipë profesionale teknike, e cila do të kishte përkrahur regjisorët. “Kinematografisë kosovare i mungon një financim jashtë institucioneve shtetërore, të cilët prodhimin e një filmi mund ta shohin edhe si një biznes i prodhimit artistik”. Ai mendon se regjisorët në Kosovë nuk kanë komoditet për ta realizuar një film, sepse kalojnë nëpër shumë katrahura. “Ne jemi duke prodhuar filma të mirë pa resurse nga jashtë. A jemi të kompletuar apo jo, varet nga zhanri i filmit që duam ta punojmë”, përfundon Berisha.
Mbi filmin e Kosovës shpesh sikur bie perdja e harresës dhe se buxheti që ndahet për të konsiderohet sikur një barrë e rëndë për shoqërinë. Aktori Armend Baloku, rithekson se “kinematografia jonë vazhdon të mos jetë e mbështetur sa në vendet e rajonit, mirëpo tashmë kemi rezultatet e para në këtë fushë. Është rasti i filmi “Shok” që na bënë të ndjehemi mirë dhe të kuptojmë se bota është e vogël”
‘Filmit kosovar i mungojnë identiteti dhe autorët, konsideron aktori Dukagjin Podrimaj. “Gjetja e identitetit kinematografik kërkon vlerësim dhe kohë të dëshmohet. E kur flasim për autorë duhet të marrim shembull filmat iranian, anglez, francez, japonez…”. Përderisa, aktori Besnik Krapi është i mendimit se Kosova ende ka nevojë për producent. “Universiteti i Prishtinës duhet të hapë degën e produksionit me urgjencë, në mënyrë që të prodhojë producentë dhe regjisorët apo aktoret ta bëjnë punën e tyre më lehtë, sepse tani për tani të gjithë producentët si profesion të parë kanë diçka tjetër”
/Telegrafi/
Titulli: Zonjusha
Regjisor: Genc Berisha
Skenari: Besart Sllamniku, Lulzim Bucolli
Producent: Genc Berisha, Besart Sllamniku
Shtëpia Filmike: A&G Production
Aktorët: Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Besnik Krapi, Dukagjin
Podrimaj, Igballe Qena, Kumrije Hoxha.
Aktorët Mysafir Special: Stupcat, Nëntor Fetiu, Edona Reshitaj dhe Lulzim Guhelli
Zhanri: Krim-Komedi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje