LAJMI I FUNDIT:

Bllokada nga Komuna e Prishtinës e ka dëmtuar sektorin e ndërtimit

Bllokada nga Komuna e Prishtinës e ka dëmtuar sektorin e ndërtimit

Ndërtimi është një prej sektorëve kryesorë në ekonominë e Kosovës. Por, në dy-tri vitet e fundit, ky sektor ka një stagnim..

Samir Krasniqi, drejtor i kompanisë “Xella Kosova”, që prodhon dhe tregton materiale ndërtimore, fajin kryesor për këtë stagnim, ia mvesh udhëheqjes së re të Komunës së Prishtinës, e cila “kishte bërë një ndalim të menjëhershëm për të gjitha firmat e ndërtimit”. Kjo ka pasur ndikim edhe në afarizmin e “Xellës”, pasi kryeqyteti kap diku 50% të të gjithë ndërtimit në Kosovë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Krasniqi thotë se kur e kishte marrë udhëheqjen e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosje kishin ndaluar të gjitha ndërtimet, pa bërë një filtrim për bizneset e shëndosha dhe që kishin leje.


“Dhe nëse sot ndalemi dhe analizojmë që nga ai stopim i ndërtimit nuk ka pasur ndonjë objekt që është rrënuar, dmth ka pasur ndonjë mundësi të bëhet edhe ndonjë zgjidhje tjetër, dhe të mos bëhet një prerje e tillë në mënyrë që të mos dëmtojë shumë biznese”.

Por, sipas tij, sivjet vërehet një trend përmirësimi, pasi ka nisur edhe lëshimi i lejeve ndërtimore.

Krasniqi, i cili është dhe president i Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare në Kosovë (OEGjK), në këtë intervistë flet dhe për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), përkatësisht ndikimin që ajo pritet të ketë për bizneset kosovare.

Ai thotë se nënshkrimi i MSA-së, natyrisht, që është një hap pozitiv, pasi është hera e parë që Kosova krijon marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, sikurse që hap mundësitë për bizneset kosovare për të shitur në një treg 500 milionë banorësh. Por, konsideron se nuk ka vend për eufori.

“Fillimisht duhet që bizneset, ose produktet kosovare, të janë të konkurrueshme në vendin tonë, pastaj në rajon e më pastaj në BE. Kjo marrëveshje do të zbatohet në një periudhë 10-vjeçare dhe këtu janë disa produkte të mbrojtura, kryesisht për anën kosovare. Duhet të përgatitemi, sepse kjo kohë shkon shumë shpejt dhe mund të ndodh efekti i kundërt që kjo marrëveshje të sjellë edhe efekte negative”.

Krasniqi flet edhe për paketën e re fiskale. Megjithëse Qeveria e ka proklamuar me mjaft pompozitet, Krasniqi thotë se nuk ka ndonjë ndryshim të madh që do të ndohmonte bizneset. “Ndryshimet kryesisht janë bërë në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSh), kurse ne e dimë që TVSh-ja është një tatim që godet konsumatorin e fundit, kurse biznesin e prek vetëm në uljen përkatësisht ngritjen e fuqisë blerëse dhe rrjedhjen e parasë, dmth në parapagimin e TVSh-së, varësisht se sa kohë i nevojitet që të shitet produkti. Dhe kjo nuk ka ndonjë efekt shumë pozitiv dhe të prekshëm për bizneset”. /EkonomiaOnline/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori