Një fotografi sa një mijë fjalë, do ta përshkruanim në shqip. Por në SHBA, atë e konsiderojnë si diçka që flet aq shumë, mbi rrezikun në të cilin ndodhet demokracia amerikane. Bëhet fjalë për foton, ku shfaqen së bashku dy politikanë kundërshtarë teksa këmbejnë dashuri të ndërsjellë, George W. Bush dhe Hillary Clinton. Foto që mund të shihet edhe si paraqitje e konspiracionit reptil të elitave.
Ish-presidenti George Bush u takua me kandidaten për Presidente, Hillary Clinton, gjatë funeralit të ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Nancy Reagan, ndërsa fotoja e shkrepur në një çast të pavetëdijshëm por tepër origjinal, i tregon ata të shkëmbejnë një buzëqeshje si të ishin miq tepër të vjetër, transmeton tch. Madje, George i ka hedhur edhe dorën mbi sup Hillaryt, fytyra e së cilës tregon gjithashtu një të qeshur të pastër dhe në mungesë të plotë kontrolli.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një takim të brishtë në një funeral. Ata duken se shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin, por ku qëndron problemi këtu?
“Kjo është arsyeja e vërtetë, përse ju duhet të votoni për Trumpin”, shkruan një prej komentuesve të shumtë të fotos që ka marrë dhenë nëpër rrjetet sociale. “Clinton, Bush janë e njëjta gjë”.
I njëjti reagim mund të vinte edhe nga një mbështetës i Bernie Sanders. “Ndaj duhet të votoni për Sanders, sepse elita e vjetër politike shkon në shtrat së bashku dhe të gjithë së bashku bëjnë homazhe ndaj perëndive mercenare të parave të shumta dhe oligarkisë”.
Kur Clintoni u bë Sekretare e Shtetit në vitin 2009, pushtimi i vazhdueshëm i Irakut ishte çështja që administrata “Bush” kishte lënë si një grumbull me gjak të mpiksur në Departamentin e Shtetit. Largimi nga Iraku ishte premtim i Presidentit Obama dhe detyrë e Clintonit. Megjithatë, në vitin 2002 ajo votoi në Senat për t’i dhënë “dritën jeshile” Bushit për këtë invazion tepër të debatueshëm.
A është kjo foto një e tillë që tregon se ajo është shumë e afërt me një person, të cilin e kanë konsideruar gjerësisht si luftënxitës? A është ky model fotoje i duhuri për të mbajtur gjallë sfidën e Sanders sa u përket të ashtuquajturave “primare” të demokratëve? A do ta përndjekë kjo foto Hillaryn edhe nëse bëhet kandidate zyrtare për Presidente të Amerikës?
Le të kthehemi në realitet. Ajo është një foto e dy qenieve njerëzore që duken tepër të njerëzishëm. Ata nuk e urrejnë njëri-tjetrin. Pse duhet ta bëjnë diçka të tillë? A mundet antipatia t’i bëjë më të mirë këta njerëz? A do të ishte më e admirueshme Clintoni nëse do të sulmonte Bushin? A do ta bënte edhe më të mirë atë, nëse ish-sekretarja do të refuzonte të merrte pjesë në funeralin e një ish-Zonje të Parë republikane? Clinton, gjithsesi, është kritikuar tashmë për shkak të lavdërimit që i bëri qëndrimit të Nancy Reagan ndaj AIDS-it (SIDA-s), pasi komentet e saj janë dukur si një përpjekje bujare për të folur ndaj një amerikaneje shumë të admiruar.
Ajo që shihet në këtë foto është bipartizanizëm në një formë intime. Një imazh prekës dhe i ndjeshëm i një respekti reciprok, edhe pse simpati e fshehtë, gjë që është fundamentale për të gjitha demokracitë. Politikanët e pëlqejnë njëri-tjetrin, pavarësisht linjave të tyre ndarëse. Ata mund të bëjnë shaka, madje edhe të jenë miq. Kur ndjeshmëria e civilizuar të mos ekzistojë, apo kur pamje si këto të bëhen të paimagjinueshme, atëherë do të jetë koha për t’u shqetësuar.
Ajo kohë, gjithsesi, mund të jetë duke ardhur. Demokracia duket se po dështon. Një politikan amerikan po nxit dhunë dhe po shfaqet tepër agresiv. Donald Trump ka përdorur një gjuhë të dhunshme dhe ofroi mbështetjen e tij për një fans që e sulmoi. Dhuna me të cilën ai flet u shndërrua në përplasje në Chicago dhe përgjigjja e tij – anulimi i mitingut për shkak të kërcënimit të supozuar nga protestuesit, – përmban dozën e një demagogjie ogurzezë të një dënglamadhi të realizuar në perfeksion.
Luftimet në rrugë, ndezës zjarri, nxitje urrejtjeje dhe ekstremizmi për të ndërtuar mure po e çojnë Trumpin edhe më pranë kandidaturës presidenciale mes republikanëve. Ndaj duhet pritur një moment. E keqja është duke ndodhur dhe askush nuk duhet të shqetësohet për një foto përqafimi.
Ajo foto tregon pikërisht atë çfarë i duhet politikës. Më shumë përqafime, ose të paktën më shumë ndershmëri për të kuptuar se kundërshtari i dikujt është gjithashtu një person i arsyeshëm me perspektivë për të të kuptuar, pa krijuar ndasi. Alternativa është një politikë e urrejtjes dhe pakënaqësisë. Zemërimi mund të jetë fuqi, nëse ju jeni të përgatitur ta lëshoni atë në mënyrë të papërgjegjshme, siç po bën Trump.
Pyetja që lind: a është elektorati amerikan në përgjithësi po aq i irrituar sa mbështetësit e Trump dhe Sanders? Nëse po, atëherë bota mund të gjendet përballë një shqetësimi tepër të madh. Amerika ka demonët e saj. Iraku është një plagë ekzemë. Ndaj dhe kjo mund të jetë arsyeja pse disa persona e konsiderojnë këtë foto si shokuese, sepse aty shfaqet një person që pushtoi Irakun, që i hedh dorën në qafë Hillary Clintonit. E si duhet t’i përgjigjet ajo, t’i hedhë këpucën në fytyrë? Bush, ndryshe nga Trump, të paktën nuk kërcënoi vlerat themelore demokratike të Perëndimit…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Temperaturat e rrezikshme mund të vrasin 50% më shumë evropianë deri në vitin 2100, paralajmëron një studim
Diplomati i lartë iranian thotë se nuk ka kontakte me SHBA-në që nga kthimi i Donald Trump
I dërguari i Ukrainës në Britaninë e Madhe: Vonesa në pajisjen e Ukrainës me armët e nevojshme ka ndryshuar situatën në fushën e betejës
Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?
Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Udhëheqësit evropianë kritikojnë Musk-un që u tha gjermanëve të mos shohin 'nga e kaluara'
Qeveria izraelite anulon udhëtimin e ministrit në Bruksel, duke përmendur kërcënime 'konkrete' të sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës